Trupi Koordinues në bashkëpunim me fondacionin e fëmijëve “Pastaloci” nga Zvicëra dhe “Grupa 484”, sot kanë shpërndarë 195 paisje Tablet për shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Bujanocit.

Këto paisje ju kanë dedikuar të gjithë fëmijëve që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online përmes paisjeve të mençura.

Sipas fjalëve të Bejtulla Mustafës, përfaqësues i Trupit Koordinues në Bujanoc, ky projekt ka lindur pas vështirësive të mësimdhënësve për të vazhduar mësimin në distancë me të gjithë nxënësit e tyre.

“Për këtë projekt e faliminderojm edhe Komunën e Bujanocit e cila qe 4 vite na ka mbështetur në projektin Qyteti Ynë – Shkollat tona, që kemi realizuar së bashku me fondacionin e fëmijëve Pastalloci nga Zvicërra dhe Grupën 484, projekt i cili do të vazhdoj edhe në dy vitet e ardhshme”, ka thënë Mustafa për TV Spektrin.

Mustafa shpreson në suksesin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm deri në fund të projektit./Spektri

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>