20.000 euro subvencion për banesë ose shtëpi të re!

Ministri i Financave në Serbi, Sinisha Malli ka thënë se janë në detajet e fundit të dekretit që do të rregullojë të drejtën e fondeve shtetërore për blerjen e një apartamenti apo ndërtimin e një shtëpie, duke u bazuar në lindjen e një fëmije!

Ai këtë e ka thënë në takimin me kolegët nga Ministria e Kujdesit Familjar dhe Demografisë dhe kolegë nga Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale.

“Dëshirojmë të krijojmë kritere të tilla në mënyrë që sa më shumë qytetarë të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë, duke qenë se është e rëndësishme që të inkurajojmë më tej natalitetin në vendin tonë, dhe që prindërit e rinj të krijojnë familjet e tyre në Serbi. Pikërisht për këtë dëshirojmë që të subvencionojm edhe blerjen apartamenteve, por edhe ndërtimin e shtëpive, në një shumë deri në 20 mijë euro”, tha Mali.

Për këtë ndihmë për herë të parë publikisht kishte folur edhe Aleksandar Vuçiq. Asokohe ai kishte thënë se masat më të rëndësishme të diskutuara ishin banesat dhe ndihma e madhe, si dhe pjesëmarrja që shteti do t’u japë çifteve të reja në Serbi.

Ai kishte thënë se do të ishin 10 deri në 20 mijë euro dhuratë direkte dhe kjo do të ishte një motiv direkt për t’u larguar sa më shpejt nga shtëpia e prindërve, si dhe se e drejta e pronësisë do t’i kalonte nënës./Spektri