Afërdita Dreshaj bëhet nënë për herë të parë

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, u bënë prindër të një djali.

Lajmi është bërë i ditur nga vet artistja, e cila ka ndarë një postim krah bashkëshortit dhe foshnjës në rrjete sociale.

Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

“Ne nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo.

Dreshaj ndërkohë zbuloi se është në pritje të ëmbël në tetor të vitit që lamë pas.

34 vjeçarja i dha fund beqarisë në qershor të vitit 2018 në një ceremoni luksoze në Florida.

Afërdita dhe Jakub po ashtu prej shumë vitesh kanë ndërtuar jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/