Aksidenti në Bullgari: Babai shpëton, djali humbi jetën!

Sipas informatave të familjarëve në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Bullgari kanë qenë edhe dy banorë të fshatit Sllupçan nga Komuna e Likovës,  mërgimtarë nga Belgjika.

Orhan Aliti fatmirsisht i ka shpëtuar aksidentit dhe është mirë me shëndet, ndërsa djali i tij Visar Aliti  për fat të keq nuk arriti të shpëtonte në tragjendinë ku humbën jetën 46 persona.