Deri më 15 Qershor kthym të vështirë në Gjermani do të kenë shtetasit e Serbisë.

Shtetasit e Serbisë të cilët e kanë lejen e vendbanimit apo vizën për në Gjermani edhe pse shtetet e BE-së kanë mbyllur kufijt deri më 15 Qershor, kanë të drejt të hyjnë në Gjermani, por janë të obliguar të qëndrojn 14 ditë në vetizolim shtëpiak.

Këtë njoftim e ka dhënë ambasadori i Gjermanisë në Beograd Thomas Schieb transmeton Spektri, i cili ka sqaruar se shumë qytetarë këto ditë janë duke ju drejtuar ambasadës me pyetjen se kur mund të hyjnë përsëri në Gjermani.

“Të drejtën për të hyrë në Gjermani e kanë shtetasit e Serbisë të cilët e kanë lejën e qëndrimit ose vizën për Gjermanidhe të cilët atje e knë të paraqitur vendbanimin. Dmth të. gjithë që kanë ardhur në Serbi dhe për shkak të coronavirusit janë detyruar të qëndrojn më tepër se që kanë planifikuar, ata mund të kthehen kur të dëshirojnë. Momentalisht janë të obliguar që 14 ditë të qëndrojn në vetizolim, njejt sikur shtetasit e Gjermanisë që dëshirojn të kthehen nga Serbia” ka thënë Schieb, duke shtuar se situatë tjetër është për shtetasit e Serbisë të cilët kanë marrë vizën për hyrje në Gjermani, të cilët ende nuk jetojn atje por dëshirojnë të hynë për herë të parë.

“Për fat të keq në shumicën e rasteve kjo nuk është e mundur. Përjashtim mund të bëhet për shtetasin e Serbisë që është martuar më shtetasin e Gjermanisë apo nëse fëmija ka shtetësi të Gjermanisë. Familja e përzier ka të drejt të kthehet kur të dëshirojnë, pa marrë prasysh situatës, por duhet të hyjnë të gjithë së bashku. Gjithashtu lejohet udhëtimi për raste urgjente, siç është rasti për vdekje në familje. Vendimin për të e merrë shërbyesi në kufi gjatë kontrollit të pasaportës”, ka sqaruar ambasadori dhe ka shtuar se janë të ndalura vizitat turistike, shopingu, vizita në familje, shoqëri apo të njohur./Spektri

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>