Anëtarët e shtabit të krizave vendosin sot modelin e ri të punës së gastronomisë

Në ora 8 pritet të mbahet mbledhja e shtabit të krizës kundër Covid-19, në të cilën do të analizohet situata pandemike pas vendosjes së masave të reja, raporton Spektri.

Përveç punës së objekteve hotelierike dhe qendrave tregtare, pikë e rendit të ditës është edhe analiza e gjendjes së shkollave dhe kushtet për hyrje në territorin e Serbisë.

Pika më e rëndësishme e kësaj mbledhje pritet të jetë pikërisht rreth hapjes së lokaleve të gastronomisë.

Sipas informatave jozyrtare, qendrat tregtare do të mbesin të mbyllura, ndërsa priten ndryshime të vendimit për gastronominë – kafiteritë, restoranet.

Sipas informatave të mediave serbe transmeton spektri, mjekët janë kundër hapjes së kafiterive dhe restoraneve, por do ta kenë në tavolinë një propozim që mund të aprovohet edhe nga mjekët.

Anëtarët e kryeqitetit pritet të propozojn modelin e ri të punës, i cili parasheh që të punojnë këto lokale, por vetëm në terasa dhe veranda.

Me këtë rast, paralajmërimi se gastronomisë mund të u lejohet puna me orar të shkurtuar pak ka gjasa që të realizohet.

Masat e reja në terasë dhe verandë gjithashtu do ti përcaktonin edhe me disa kushte shtesë, siç është numri i kufizuar i klientëve, pasi sigurisht kushtet do të jenë që të sigurohet mbi 4 metra katror për klientë, madhe mund të jetë edhe deri në 9 metra./Spektri