Trajneri Gareth Southgate e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Anglinë në dy ndeshjet e nëntorit për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020, përfshirë atë përmbyllëse kundër Kosovës.

Në ekipin kombëtar anglez janë rikthyer Callum Hudson-Odoi, John Stones dhe Alex Oxlade-Chamberlain për ndeshjen përmbyllëse në Grupin A kualifikues kundër Kosovës më 17 nëntor në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Mbrojtës i Evertoni Michael Keane, që luajti në fitorën e Anglisë 5:3 kundër Kosovës në ndeshjen e parë në Southampton, nuk është ftuar.

Anglia e pret Malin e Zi në Wembley më 14 nëntor, dhe i duhet vetëm barazimi, apo humbja e Kosovës kundër Çekisë, për ta siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Kosova do të luajë në udhëtim në Pragë kundër Çekisë, në një duel të drejtpërdrejt për fatin e Kombëtares së dytë në grup që e siguron kualifikimin, para se ta presë Anglinë në Prishtinë më 17 nëntor.

Kombëtares dardane i duhet me patjetër fitorja kundër Kombëtares çeke për ta mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim pikërisht në ndeshjen përmbyllëse të grupit kundër Anglisë, transmeton Spektri.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Tom Heaton, Jordan Pickford, Nick Pope

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Joe Gomez, Harry Maguire, Tyrone Mings, Danny Rose, John Stones, Fikayo Tomori, Kieran Trippier

Mesfushorë: Ross Barkley, Fabian Delph, Jordan Henderson, James Maddison, Mason Mount, Alex Oxlade-Chamberlain, Declan Rice, Harry Winks

Sulmues: Tammy Abraham, Callum Hudson-Odoi, Harry Kane, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Callum Wilson

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>