Arjola Demiri: Femrat e forta është e vështirë t’i përballosh





Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri u kthye në një prej emrave më të komentuar në media rozë kur një vit më parë u bë pjesë e Big Brother VIP.
Dhe e ftuar së fundmi në emisionin “Pardon my French”, aktorja nga Tropoja ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë së famshme, për fëmijërinë dhe angazhimet profesionale.
Ndër tjera, Arjola u pyet edhe për jetën sentimentale, duke treguar se vazhdon të jetë një nënë beqare.

Aktorja e “Portokallisë” u shpreh se akoma nuk ka gjetur atë që po kërkon tek një mashkull duke thënë se ka nevojë për dikë të fortë dhe dominant.

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua një lidhje dashurie. Femrat e forta dhe të vështira është e vështirë t’i përballosh, jam e thjeshtë me këmbë për toke, mendoj që më duhet një burrë i fortë dhe dominant dhe kjo gjë sa po shkon e po zbutet, dashurie dhe sistemi i lidhjeve është bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra, jam e interesuar për një mashkull të fortë dhe që lufton përkrah meje, nuk është e rëndësishme nëse ka (të ardhura) apo nuk ka”, ka thënë Arjola.

Kujtojmë produksioni i BB VIP i dhuroi aktores një banesë, për të cilën ajo tha se është në përfundim e sipër.
Ndërkohë, Arjola tutje ka zbuluar se në një të ardhme të afërt do ta shohim me një projekt televiziv në Kosovë.
Ndryshe, krahas karrierës së suksesshme, aktorja është edhe nënë e tre fëmijëve.