Arrestohet hajni i arkës bamirëse në xhami në Gjakovë

Datë 31.10.2021 rreth orës 15:00, ankuesi, imami i xhamisë “Haxhi Imeri” Gjakovë ka deklaruar se pasi kishte thirr ezanin kishte vërejtur se arka bamirësie e cila ndodhej në xhami ishte e thyer dhe mungonin paratë në vlerë rreth 60 euro të cilat ishin brenda arkës.

Personi i dyshuar me forcë ka depërtuar nga dritarja duke dëmtuar at dhe rrethojën e saj.

 Datë 03.11.2021 në ora 18:30 min. në xhaminë e qytetit „Sofës“ ka ndodhë rast tentim vjedhje ku nga personi i panjohur i cili ka depertuar në brendi të xhamisë ka tentuar ta hap arkën e bamirësisë, por nuk ka mund ta hapi. Nga ky objekt është larguar pa u hetuar nga askush.

Me datë 04.11.2021. në ora 05:00 të mëngjesit, ankuesi imami i xhamisë së qytetit “Mulla Isufi”, ka deklaruar se pasi kishte shkuar ne xhami te kryej obligimet fetare kishte vërejte se arka bamirësie, e cila ishte në brendi të kësaj xhamie ishte e thyer dhe mungonin paratë në vlerë rreth 50-60 euro si dhe një kartëmonedhë e letrës prej 1.000 lekë.

Personi i dyshuar me forcë ka depërtuar nga dritarja duke dëmtuar at dhe rrethojën e saj.

Më datë 04.2021 pas nje pune intensive dhe efektive hetimore ka rezultuar dhe është identifikuar personi i dyshuar si kryes potencial: I.A.L – i lindur më 1983, sh/k

Të njejtit i është lokalizuar vendqendrimi, është shoqëruar në lokalet e stacionit policor, dhe pas ofrimit të deshmive në prezencën e avokatit mbrojtës ka pranuar të tri veprat e kryera si më lartë.

Në konsultim dhe urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari mbahet në ndalim policor për 48 orë.