Arrestohet një 55 vjeçar në Lipjan, ngacmoi dy të mitura në autobus





Sot rreth orës 21:00, hetuesit policorë të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual, ka njoftuar mbrëmë policia.

Rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh., mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura.

”Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve, ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”, thuhet nga policia.