Arrestohet një shtetas grek në vendkalimin kufitar të Preshevës, iu gjetën 164 fishekë gjuetie

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht të Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Policisë së Vranjës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, kanë sekuestruar 164 fishekë gjuetie dhe kanë arrestuar shtetasin grek S.M. (1979).

Ai dyshohet për veprën penale të mbajtjes dhe bartjes së paautorizuar të armëve të zjarrit, municionit dhe materialeve shpërthyese.

Gjatë një kontrolli të detajuar në vendkalimin kufitar të Preshevës, në hyrje të Republikës së Serbisë, policia kufitare ka gjetur në automjetin që drejtohej nga i dyshuari disa çanta me pesë kuti, në të cilat ndodheshin gjithsej 164 fishekë gjuetie.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. Ai do të dërgohet në prokurorinë kompetente së bashku me kallëzimin penal, thuhet në njoftimin e Policisë së Vranjës.