Arrestohet një tjetër ish-polic serb





Një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica veriore është arrestuar mbrëmë nga forcat e sigurisë.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sllagjan Trajkoviqin, që u arrestua rreth orës 22:00 nga autoritetet e Republiks së Kosovës.

I dyshuari jetonte në Lagjen e Boshnjakëve dhe është një nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ka lënë shërbimin.

Kujtojmë se lajmin për arrestimin e ka konfirmuar edhe gruaja e të arrestuarit, e cila ka shtuar se ai akuzohet për krime lufte.