Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka thënë se Austria po merr masa të mëtejshme në lidhje me koronavirusin për të ndaluar “tsunamin” epidemiologjik.

Dje është kërkuar që të gjithë qytetarët austriakë të kthehen në Austri nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbetet për t’u parë se çfarë masash të mëtejshme do të ndërmarrë qeveria austriake, raporton Albinfo Austria.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid – 19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveria austriake ka rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në këto vende, duke përfshirë edhe shtetet si: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Po ashtu është diskutuar që në rast se ndonjë person vendos të shkojë në pushime pa rekomandimin e punëdhënësit, është e mundur që ta humbë edhe vendin e punës.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>