Takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian – i mbajtur të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron – dhe çështja e Kosovës në fokus, shënuan një varg situatash të tensionuara, që ishin gati të përshkallëzoheshin në konflikt të hapur, shkruan gazeta serbe “Blic”, duke u thirrur në burimet e veta.

E përditshmja beogradase pohon se protagonist i të gjitha konflikteve të sipërpërmendura ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili, sipas gazetës, fillimisht është përplasur me Macronin, e më pas, në disa raste, me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Sipas “Blic”-it, presidenti i Francës personalisht ka këmbëngulur dhe është munduar t’i bëjë trysni Haradinajt që Prishtina ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina, e cila vazhdon të jetë në fuqi pikërisht për shkak të, siç thotë gazeta serbe, kokëfortësisë së Haradinajt. “Blic” pretendon të ketë mësuar se oferta që i është bërë atij ka qenë liberalizimi i vizave, në shkëmbim të një moratoriumi gjashtëmuajsh për taksën.

Megjithatë, Haradinaj ka refuzuar ofertën e pretenduar, sipas të përditshmes beogradase. Macron, sipas burimeve diplomatike të “Blic”-it, është treguar i rreptë pas asaj që gazeta serbe e ka quajtur sjellje arrogante të udhëheqësit nga Prishtina.

“Blic” shkruan se presidenti i Francës i ka thënë kryeministrit kosovar se ai nuk është në pozitë të kërkojë asgjë, dhe se më pas praktikisht ka kërcënuar se Prishtina nuk do të fitojë asgjë, dhe as liberalizimin e vizave në rrethana të tilla. “Nuk ua japim”, i ka thënë Macron troç Haradinajt, sipas burimeve të gazetës serbe.

As Merkel nuk ka pasur mirëkuptim për atë që “Blic” e ka quajtur sjellje brutale të udhëheqësit kosovar, ndonëse qëndrimi i tij kundër prekjes së kufijve është në përputhje me atë të Gjermanisë. Megjithatë, sipas burimeve të gazetës, Merkel vazhdimisht është munduar ta bindë atë që ta ndryshojë pozicionin e tij, dhe se ka pasur shumë durim, por se Haradinaj ka mbajtur qëndrimin e tij fillestar.

Konfliktet, siç i quan “Blic”, me të njëjtin protagonist, nuk kanë përfunduar aty. Një qëndrim të kundërt me Haradinajn në Berlin ka shfaqur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe dy krerët e shtetit kanë qenë para një konflikti të hapur gjatë tërë kohës. Nuk është sekret, thotë gazeta beogradase, që Thaçi nuk e mbron taksën në mënyrë aq agresive sa Haradinaj, ndërsa ai ka shprehur gatishmërinë ta shfuqizojë atë. Thaçi, megjithatë, në anën tjetër ka folur haptas për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve, por edhe për nevojën për rol udhëheqës të Amerikës në negociatat Kosovë-Serbi.

Një konflikt i hapur mes dy udhëheqësve kosovarë ka ndodhur gjatë pozimit për një fotografi të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve në Samitin për Ballkanin, në Berlin. Haradinaj e Thaçi, sipas “Blic”-it, nuk kanë dashur të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në fotografi.

Administratori i NASA-s Jim Bridenstine beson se perspektiva e një asteroidi vrasës që mund të përplaset me Tokën, nuk është diçka e rezervuar për filma science fiction.

Bridenstine e bëri të ditur një lajm të tillë gjatë Konferencës së Mbrojtjes Planetare të 2019, në Uashington D.C. Ai përfaqësoi NASA-n dhe pjesët e tjera do të zhvillojnë një stërvitje mbrojtëse në konferencën që stimulon një asteroid që po shkon drejt Tokës. “Ne duhet të sigurohemi që njerëzit të kuptojnë se kjo nuk ka të bëjë me Hollivudin, nuk ka të bëjë me filmat “, tha Bridenstine në konferencë.

“Kjo është në fund të fundit për mbrojtjen e planetit të vetëm që dimë, tani për të strehuar jetën dhe që është planeti Tokë”. Ai vuri në dukje ngjarjen Chelyabinsk si dëshmi të seriozitetit dhe potencialit në rritje për këto ngjarje. Meteori, i cili shpërtheu në malin e Uralit në shkurt të vitit 2013, ishte goditja më e madhe e meteorëve në më shumë se një shekull, pas ngjarjes Tunguska të vitit 1908.

Më shumë se 1,600 njerëz u plagosën nga vala e goditjes së shpërthimit, që vlerësohet të jetë aq i fortë sa 20 bomba atomike Hiroshima. Ndërsa këto lloj ngjarjesh vlerësohen të ndodhin një herë në 60 vjet, Bridenstine tha se ata kanë ndodhur tri herë në 100 vitet e fundit. Me këtë linjë të të menduarit, kjo do të thotë se një ngjarje tjetër në shkallën e ngjarjes Chelyabinsk mund të ndodhë në Tokë.

Bridenstine tha se mbrojtja planetare është po aq kritike , sa objektivat e tjera të NASA-s, siç janë ulja e njerëzve në hënë. Ai shtoi se NASA po punon për të zbuluar dhe ndjekur 90 për qind të asteroideve, të cilët mund të shkaktojnë dëme potencialisht fatale pas shpërthimit./tch/

Një komision i qeverisë zvicerane ka propozuar legalizimin e kanabisit.

Komisioni Federal për Çështjet e Varësisë ka thënë se përdorimi i kanabisit në Zvicër nuk ka ndryshuar aq shumë gjatë 10 viteve të fundit. Pavarësisht popullaritetit, përqindja e ‘përdoruesve problematikë’ është e ulët, kanë njoftuar ata.

Rreziqet e kanabisit kryesisht lidhen me sasi të mëdha të THC-së (përbërës aktivë), përdorimi nga adoleshentët, përdorimi për një kohë të gjatë, përzierja e kanabisit me duhan, dhe përdorimi i kanabisit nga njerëz me probleme mendore, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Komisioni ka rekomanduar që Zvicra ta legalizojë atë dhe ta rregullojë tregun, duke mbrojtur shëndetin e popullsisë, sidomos të të rinjve. Ata po ashtu thanë se duhet të ketë kontrolle të caktuara në treg. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në kërkime shkencore dhe do ta mundësonte qasjen te disa kimikate që ndodhen në bimët e kanabisit.

Rritja dhe përdorimi i kanabisit janë të ndaluara në Zvicër. Megjithatë, çdo kush mbi moshën 18 vjeçare, nëse kapet me kanabis (në masë deri 10 gramë), do të gjobitet me 100 franga, por kjo vepër nuk do të regjistrohet në dosjen e tyre penale.

Qeveria ka vlerësuar se rreth 200 mijë njerëz në Zvicër përdorin kanabis, pavarësisht se është i paligjshëm. Përdorimi i kanabisit është më i përhapur në mesin e meshkujve, adoleshentëve e të rinjve. Shumica janë përdorues të ‘rastit’, ndërkaq, rreth 1 për qind e popullsisë e pranojnë se janë përdorues të shpeshtë të kanabisit, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, qeveria po propozon pilot projekte të kufizuara që lejojnë deri në 5000 njerëz ta konsumojnë marihuanën në mënyrë legale, gjë që mund të nxisë ndryshime në ligjin që ndalon kanabisin, ligj ky që daton nga viti 1951. Plani është bërë publik, për t’i dhënë hapësirë audiencës për ta komentuar.

Qeveria po ashtu planifikon ta lehtësojë procesin e marrjes së marihuanës mjekësore, por kjo është pjesë e një procesi të veçantë. Ndërkaq, Zvicra tashmë i lejon produktet e kanabisit që përmbajnë më pak se 1 për qind THC (përbërësi kryesor aktiv i kanabisit).

Disa shtete në Amerikë kanë lehtësuar kufizimet mbi marihuanën, duke e parë si mundësi për të kursyer para për zbatimin e ligjit, dhe për të përfituar nga taksat. Në Europë, Portugalia dhe Republika Çeke kanë legalizuar kanabisin, kurse Luksemburgu është duke e diskutuar këtë çështje.

Me të ateruar në Aeroportin e Prishtinës, Presidenti Thaçi kishte përgatitur një përgjigje për kryeministrin Haradinaj rreth taksës.

Haradinaj tregoi se Thaçi e Rama e kanë vënë me shpatulla pas murit në Berlin, në prezencë të lidërëve të tjerë, duke i thënë që ta heq taksën.

Haradinaj tha se derisa kishin takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ai kishte pasur presion të shtuar nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

““Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vështiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj. 

Thaçi organizoi konferencë për media, e aty tha se në Berlin ai u ka thënë se taksa nuk do të hiqet.

“Pozicioni i Kosovës ka qenë shumë i qartë. Dialogu mund të vazhdojë i pakushtëzuar. Taksa ka qenë e duhur dhe duhet të mbetët në fuqi. Ai propozim i Hoxhajt për 10 për qind dhe 100 për qind i z. Veseli ka qenë i duhur”, është shprehur Thaçi.

Vetë presidenti Thaçi fillimisht kishte heshtur për disa ditë kur u vendos taksa prej 10 për qind, e pastaj meritat për sanksionimin e Serbisë po ia linte zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj nga radhët e PDK’së. Më vonë edhe  kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kur u rrit presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës, e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zmbraps presidenti Thaçi, e edhe Veseli, që thoshte se i ka thënë Haradinajt të mos heq dorë nga taksa.

Thaçi dhe Veseli kërkonin që taksa të taksa të pezullohej, pasi po prisheshin raportet me Amerikën për ‘teket’ e kryeministrit.

Tutje në shkurt kur ai pyetet nga gazetari i Deutche Ëelles nëse është për heqje të taksës, Thaçi thotë se ‘rrugë tjetër nuk kemi se si të lëvizimi përpara përvec një angazhimi të përbashkët të institucioneve të Kosovës dhe atyr ndërkombëtare. Kemi këshillen e SHBA’së, e Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian, njerëzit dhe miqtë që i kam takuar në Bruksel kërkojnë që ky përcepsion që Kosova po e pengon dialogun duhet të hiqet. Të jepet një mundësi me një pezullim të përkohshëm të kësaj cështjeje”.

Thaçi po fliste gjithmonë për heqje të taksës, por asnjëherë eksplicitë. Arsyetimin e tij për heqjen e taksës e përshkruante me “duhet t’i dëgjojmë ndërkombëtarët, duhet t’i ruajmë raportet me SHBA’në.

Pas një takimi me Federica Mogherinin, Thaçi bënte thirrje që të respektohen këshillat e BE’së dhe të SHBA’së. Të dyjat po këshillonin për heqje të taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Përkundër mirëkuptimit nga ana e saj [Mogherinit], mesazhi ishte i qartë: “Dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që pengojnë vazhdimin e tij”. Prandaj, pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së”, shkroi presidenti në shkurt.

“Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në”, thuhej më tej në postimin e tij.

Kina është një ndër shkelësit më të mëdhenj të të drejtave fetare të muslimanëve, por për cudi, vendi ka sfiduar veten për të ndërtuar një nga xhamitë më të mëdha në botë.

Xhamia më e madhe në botë do të përurohet në kryeqytetin e Algjerisë. Ndërtimi është marrë përsipër nga Kompania Shtetërore Ndërtimimore e Kinës.

Ndërtesa zë 400 mijë metra katror dhe është nga më të mëdhatë në botë.

Përveç kupolës masive, xhamia ka dhe minaren më të lartë në botë, e cila thyen rekordin me 265 metra.

Kostoja u vlerësua fillimisht 1.3 miliardë, por sot ka shkuar deri në 2 miliardë dollarë, gjë që ka zemëruar shumë banorë vendas, të cilët e shohin si shpenzim luksi.

Samiti i Berlinit u dha argument zërave që e shohin refuzimin e hapjes së negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor si përplasje të brendshme të BE-së në prag të zgjedhjeve të majit.

Shtyrja e vendimit për në shtator e justifikon deri diku këtë logjikë për aq kohë sa mediat e huaja flasin për një veto të presidentit francez Macron ndaj zgjerimit me vende si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, pranimi i të cilave do u jepte argument forcave të ekstremit të djathtë, kësisoj dhe vota në parlamentin e ri. 

Nga ana tjetër janë edhe të ashtuquajtuit liderë të Ballkanit Perëndimor që nuk kanë asnjë fuqi të imponohen dhe që mundohen të shfrytëzojnë çdo detaj publiçitar për ta bërë lajm. Gjithsesi jo të gjithë kanë shkuar duarbosh në Berlin. Zoran Zaev u paraqit me marrëveshjen e Prespës nën sqetull, ndërsa Vuçiç arriti të marrë një rekomandim nga tre vende të BE-së siç shkruajnë mediat.

Kështu Greqia, Rumania dhe Bullgaria përmes një letre dërguar kancelares Merkel dhe presidentit Macron kanë kërkuar përshpejtimin e procedurave për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Njoftimi u bë nga vetë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Tv Pink.

“Kryeministrat, Alexis Tsipras, Viorica Dăncilă dhe Bojko Borisov i dërguan një letër të përbashkët  Presidentit të Francës Emmanuelle Macron dhe Kancelares gjermane Merkel, ku kërkojnë përshpejtimin e procesit për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”-tha Vucic. Presidenti i Serbisë deklaroi se letra e tre kryeministrave, e cila do i behet e ditur publikut shpreh besimin se përpërshpejtimi i  integrimin evropian të Serbisë  do të sigurojë stabilitet në rajon.

Samiti i djeshëm i Berlinit i pati dy pjesë. Në pjesë e parë liderët e Ballkanit Perëndimor u pritën në selinë e kancelares gjermane, Angela Merkel ku nikoqir ishte edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kurse pjesa e dy ishte darkë pune.

E darka e punës doli të ishte problematike, sidomos për Kosovën. Aty u përplasen liderët kosovarë, Thaçi dhe Haradinaj me serbin Vuçiq. Njohja e Kosovës dhe dialogu pa kushte ishin pikat që përplasën dy shtetet.

Në ndërkohë, u kërkua nga kryeministri Haradinaj që të heqë taksën në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Mirëpo, shefi i ekzekutivit kosovar nuk lëshoi pe as kësaj here.

Burime të mirëinformuara nga brenda darkës i thanë Ballkani.info se pati qëndrime kontraverse rreth taksës edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

“Njëri nga dy nikoqirët pas kësaj ia dha fjalën për herë të dytë kryeministrit Haradinaj, duke i premtuar edhe mbështetje për heqjen e vizave”, kanë thënë këto burime.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj u pa i nervozuar mbrëmë derisa largohej nga darka në Berlin.

Kjo u konfirmua edhe sot, pasi që ai tha se ka pasur presion për heqjen e taksës.

Stresi kronik është i njohur për ndikimin e tij negativ në trup. Kjo mund të shkaktojë zhvillimin e inflamacionit dhe sëmundjeve kardiometabolike.

Stresi gjithashtu mund të kontribuojë në zhvillimin e kancerit. Studimet e mëparshme treguan se ai mund të përshpejtojë përparimin dhe përkeqësimin e rezultateve të sëmundjes.

Shelley Tworoger, një profesoreshë e asociuar në Qendrën e Kancerit Moffitt në Tampa, thotë se ka një numër faktorësh që lidhin rreziqet e kancerit dhe stresin. Stresi dhe ankthi kronik aktivizojnë rrugët që mbështesin prodhimin e hormoneve të stresit “në një mënyrë që trupi juaj nuk ishte i dizajnuar me të vërtetë”.

Hulumtimet e mëparshme treguan se aktivizimi i vazhdueshëm i rrugëve mund të çojë në ndryshime në trup, të tilla si metabolizmi, nivelet e rritura të hormoneve të caktuara dhe shkurtimi i telomereve ose kapakëve në skajet e ADN-së që parandalojnë dëmtime, raportoi Live Science.

Këto ndryshime pastaj mund të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e kancerit, tha Tworoger. Stresi kronik dobëson sistemin imunitar, i cili lejon që qelizat e kancerit të vazhdojnë të përhapen në të gjithë trupin për shkak të mungesës së mbrojtjes natyrale.

Ekziston “dëshmi në rritje se stresi kronik mund të ndikojë në rrezikun e kancerit dhe përparimin përmes rregullimit të imunitetit”, tha Elisa Bandera, një profesoreshë në Institutin e Kancerit të Rutgers në New Jersey.

Një studim tjetër sugjeroi që stresi i punës mund potencialisht të kontribuojë në rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit kolorektal, të mushkërive ose ezofagut.

Tworoger vuri në dukje se ka “prova gjithnjë e më shumë” që tregon se si rënia e stresit mund të ndihmojë në përmirësimin e mbijetesës dhe cilësinë e jetës për pacientët e diagnostikuar me kancer.

Pas takimit në Berlin, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se formati i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është në diskutim.

Sipas tij, nuk ekziston dialogu, por kjo sipas tij është ‘përgatitje për të ushtruar presion të plotë ndaj Serbisë’.

“Ju keni parë se atje, ndër të tjera, ata kanë sulmuar Vuçiqin, kanë sulmuar Serbinë”, tha ai.

Makina SUV bie në sy për madhësinë, në krahasim me makinat tjera

Kompania gjermane Mercedes, sapo e ka prezantuar modelin GLS SUV që do të rivalizojë me BMW X7, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë me 483 kuaj fuqi, nuk është e vetmja e këtij lloji, pasi së shpejti mund ta shohim edhe një SUV tjetër gjigant, që duket se është gati për prodhim.

Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë kapur një Mercedes-Maybah GLS 63 që testohej në rrugë, në trafik të hapur.

Megjithëse ma shtresa më mëdha kamuflashi, vërehet madhësia që ka dhe e dallonte mes makinave të zakonshme. Për dallim prej modelit actual, mund t’I vërehet vetëm grilli i ri.

Deri më tani, dihet se ky Mercedes-Maybach GLS 63 do t’I ketë 600 kuaj fuqi, ndërsa nuk dihet s ekur mund të lansohet.