Më 15 janar është 21 vjetori i masakrës së Reçakut, njëra nga masakrat më të tmerrshme të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Për këtë ngjarje ka folur sot ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili këtë e kishte cilësuar krim kundër njerëzimit.

Walker tha sot ne RTK se e ka kujtim të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë në Reçak.

“E kam kujtim të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe çfarë ka ndodhur pas asaj ngjarje nga një konferencë në Londër dhe Rambuje, pasi ndërkombëtarët më ftuan të flasë se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe se çfarë do të duhej bërë, e që pasoi të jetë fushata e bombardimeve të NATO-s dhe çlirimi i Kosovës”, tha ai.

Walker tha se 15 janari i vitit 1999 ka qenë mjaft i rëndësishëm për të dhe për popullin e Kosovës.

“Njerëzit në Reçak  janë si një familje për mua, njerëz të mrekullueshëm që kanë sakrifikuar shumë siç kanë bërë edhe shumë banorë të fshatrave tjera në Kosovë në atë kohë”, shtoi ai.

Ai tha se është prekur nga fakti se disa nga liderët e rinj politik po e harrojnë Reçakun.

“E di që ca prej tyre po harrojnë Reçakun, e dinë emrin, e dinë kuptimin, por është një gjeneratë e re e cila po vjen dhe shpresoj që ajo do të vazhdojë të dëgjojë mbi Reçakun”, tha ai.

Ambasadori Walker foli edhe për mohimin e masakrës së Reçakut disa javë më parë  nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se është i ngjashëm me Sllobodan Millosheviqit.

“Ka mohuar masakrën e Reçakut, më ka mohuar mua dhe ky mohim për 21 vjet, ku të gjitha dëshmitë ishin evidente më shqetëson shumë. Ishin fjalë të ngjashme si nga ana e Sllobodan Millosheviqit, i cili tha në Hagë të njëjtat ndjenja, të njëjtat fjalë, të njëjtin mohim 20 vjet më pas kur të gjitha dëshmitë ishin aty. Unë kam përshkruar atë që kam parë…”, tha ai.  

Sipas tij, nuk duhet harruar të kaluarën dhe se masakra e  Reçakut, masakrat e familjes Jashari dhe të tjerat janë të rëndësishme për t’u kujtuar, jo për të stimuluar urrejtje dhe dhunë, por njerëzit të kujtojnë se ka pasur sakrificë të madhe, shumë e kanë paguar me jetë, me çmimin më të lartë atë që kemi ne sot. /Telegrafi

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka vizituar sot në zyret e partisë kreun e VV-së,  Albin Kurtin.

Para mediave, Walker ka folur edhe për situatën e fundit të krijuar në vend, me ngërçin e krijuar në formimin e qeverisë së re, shkruan lajmi.net.

Ai tha se një shtet pa qeveri, vështirë të thuhet se është shtet.

Sipas tij, ka pritje tek njerëzit dhe diaspora se situata do të ndryshojë, mirëpo se kjo nuk mund të bëhet pa qeveri të re.

“Një shtet pa qeveri është vështirë të jetë shtet. Pritjet tek njerëzit dhe diaspora janë se tani kemi një shansë për të rinjtë, por pa e bërë një qeveri kjo është vështirë e realizueshme. Pra jam i interesuar ta shoh se çka do të ndodhë, dhe shpresoj se qeveria do të bëhet shpejtë”, tha ai para gazetarëve.

Ëilliam Ëalker ishte ndër njerëzit kryesor që ngriti zërin për gjenocidin që forcat serbe kryen gjatë viteve të 90-ta në Kosovë.

Ai vije çdo vit në Kosovë, në përvjetorët e masakrës së Reçakut që shënohet çdo 15 janar. /Lajmi.net/

Kryeshefi i departamentit për Investime dhe zhvillim Rahim Salihi ka thënë se Komuna e Bujanocit është e gatshme dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve të komunës së Bujanocit gjatë sezonit dimëror.

Ai theksoi se përgatitjet për sezonën dimërore kanë përfunduar në muajin tetor, dhe janë të gatshëm për cdo vështirësi që mund të paraqitet gjatë reshjeve të borës.

 “Ne si komunë i kemi përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për të qenë të gatshëm të reagojmë në momente që krijohen vështirësitë e qarkullimit të lirshëm të qytetarëve të Komunës së Buajnocit”, u shpreh Salihi. /Spektri

Komuna e Bujanocit edhe këtë vit ka shpallur konkursin për bursa studentore.

Bursat vlejnë për ata që ndjekin studimet themelore dhe master.

Kryeshefi i Departamentit të Arsimit Driton Rexhepi, fton studentët që ti përgjigjen aplikimit deri më 31 janar të këtij viti.

Ndër të tjera, ai tha se shuma e bursave varet nga nota mesatare e studentëve. /Spektri

Kryeshefi i departamentit për Investime dhe zhvillim Rahim Salihi ka thënë se Komuna e Bujanocit është e gatshme dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve të komunës së Bujanocit gjatë sezonit dimëror.

Ai theksoi se përgatitjet për sezonën dimërore kanë përfunduar në muajin tetor, dhe janë të gatshëm për cdo vështirësi që mund të paraqitet gjatë reshjeve të borës.

 “Ne si komunë i kemi përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për të qenë të gatshëm të reagojmë në momente që krijohen vështirësitë e qarkullimit të lirshëm të qytetarëve të Komunës së Buajnocit”, u shpreh Salihi. /Spektri

Ish-ambasadori i OSBE-së, Wiliam Walker iu është përgjigjur sot në një intervistë për Televizionin T7, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që deklaroi se Walker kishte inskenuar masakrën e Reçakut, raporton Gazeta Express.

Walker që në Kosovë po qëndron për 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka kërkuar që presidenti serb të zgjohet, duke thënë se ai e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës .

“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme, se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviq. Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… ai e di të vërtetën që ndodhi Recak. Besoj se ishte ministër i informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, thotë Walker.

I njëjti tutje, ka ironizuar me Vuçiqin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.

“Ka njerëz në këtë botë, që përkundër të gjitha provave apo shkencës, besojnë që toka është e rrafshët. Ne ishim në Hënë dhe pastaj filluan të dyshojnë se ne kemi shkuar atje. Ky për mua është Vuciq. Ai beson në tokë të rrafshët, apo që ne nuk kemi shkuar në Hënë, apo që masakra e Recakut asnjëherë nuk ka ndodhur. Por jam i sigurt që ai e din që masakra ka ndodhur. Ai ishte pjesë e komandës. Ai mund të me quajë si të dojë. Mund ti thotë mbështetësve të tij se jam mashtrues global, se jam gënjeshtar dhe gjithçka cka më ka thënë. Ai ka gjëra më të mira për të bërë në jetën e tij 21 vite pas asaj që ishte një akt makabër nga forcat Serbe”, ka deklaruar ai./GazetaExpressT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nga prilli nuk ka më instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar. Sipas tij, pa miratim të buxhetit të vitit 2020, shteti bankroton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se në janar dhe shkurt nuk ka pengesa të funksionimit buxhetor.  Por, sipas tij, nëse vazhdohet njëjtë në gjysmën e dytë të muajit shkurt, atëherë fillon rreziku për dështim të funksionimit të shtetit.

“Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi”, tha Haradinaj.

E sipas Haradinajt, në prill pason bllokadë nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020.Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ka përgjegjësi që t’i jap Kosovës institucionet e reja, ose të ndërmarrë hapa të tjerë se çka do të veprojë tutje.

Ndërkohë, i pyetur se a ka marrë ndonjë ftesë për takim me Vetëvendosjen ose Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haradinaj tha se partia e tij nuk është e përfshirë në asnjë lloj negociatash rreth krijimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare tre muaj më parë, ku partia fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovë, subjekte këto që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

(Kosova Sot Online)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në vendin tonë, Bojan Bertoncelj, me të cilin diskutoi për raportet e mira që të dy vendet kanë ndërtuar ndër vite.

Siç thuhet në njoftim, ambasadori Bertoncelj i përcolli kryeparlamentarit Konjufca urimet e homologut të tij slloven, Dejan Židan, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në të gjitha proceset, ndërsa përkrahjen për Kuvendin e saj e konsideroi të një rëndësie të veçantë.

Ai tha se nëpërmjet kësaj mbështetjeje, Kuvendi ka arritur të avancojë kapacitetet në shumë aspekte të punës së tij, ndërsa theksoi nevojën që bashkëpunimi midis dy parlamenteve të forcohet edhe më tej në të ardhmen. /tribuna

Në konferencë për media, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur për bisedimet LDK – LV për koalicion.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur për bisedimet LDK – LV për koalicion dhe për mundësinë që AAK-ja të bëhet pjesë e ndonjë negociate për krijim të qeverisë së re.

“Sa i përket LDK dhe LV-së të them të drejtën nuk na ka kontaktu kërkush prej Vetëvendosjes në radhë të parë, nuk e dijmë çka është duke ndodhur saktësisht, skemi qenë palë nuk e dijmë procesin, e kam thënë disa herë se në sistemin tonë parlamentar, partia e parë e ka përgjegjësinë me kriju institucione”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Haradinaj po ashtu thotë se partia në të cilën ai udhëheq nuk është pjesë e ndonjë negociate.

“Ne nuk mundemi me kërku takim me ta, as me Kurtin as me LDK-në, unë s’kam qenë pjesë, Aleanca sosht pjesë e ndonjë negociate, qoftë me Vetëvendosjen qoftë me LDK-në”, tha ai para mediave.

Haradinaj ka arsyetuar vendimin që ka marrë për ndarjen e 250 mijë eurove për Koalicionin Global Kundër ISIS-it.

Ai ka thënë se Kosova është pjesë e këtij koalicioni dhe ka për obligim ta përkrahë atë në luftën kundër terrorizmit.

“Kosova është anëtare e koalicionit kundër terrorizimit, në kuadër të këtij obligimi i kryem detyrat tona. Kosova është e gatshme ta përkrahë këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor dhe të inteligjencës. Kësaj here e kryem edhe obligimin financiar, këtë vit e kemi rritur shumën, vitin e kaluar ka qenë 100 mijë euro”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/

Në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është marrë vendim që të ndahen 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS. 

Kjo ishte pika e vetme e rendit të ditës, ndërkaq, mbledhja filloi në ora 13:00.

Këto shpenzime është bërë e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim. /Lajmi.net/