Përkundër kërkesës në heshtje dërguar shtetit të Serbisë, kjo e fundit nuk ka lejuar një vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës për kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Javën e kaluar Spektri kishte raportuar për një vizitë që pritet ta zhvilloj kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ku nga burime të saj Spektri kishte arritur te siguronte informatën se shteti i Serbisë kishte pranuar që Hoti të vizitoj Luginën vetëm si vizitë private.

Megjithatë kërkesa ishte parashtruar që Hoti vizitën ta zhvillonte si kryeministër i Kosovës.

Kjo kërkesë duket se nuk ka mundur të kapërdihet nga organet shtetërore serbe të cilat nuk kanë pranuar një vizitë të tillë.

Duket se edhe vet protokolli shtetëror i Kosovës nuk ka pritur përgjigje pozitive, pasi nuk kishin aranzhuar asnjë takim me politikanët e Luginës.

Se cili ka qenë qëllimi i vizitës së Hotit në Serbi mbetet të shihet nëse do të sqarojë zyra e kryeministrisë./Spektri

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të jetë kryeministri i parë i Kosovës që do ta vizitoj Luginën.

Burime ekskluzive të Televizionit Spektri kanë konfirmuar se Kryeministri i Kosovës do ta vizitojë Bujanocin më 28 Tetor.

Për vizitën në Bujanoc tashmë është dërguar edhe kërkesa zyrtare në organet shtetërore të Serbisë raporton Spektri.

Nga burimet e saj Spektri ka kuptuar se kërkesa është bërë vetëm për vizitë në qytetin e Bujanocit.

Ajo që ka kuptuar Spektri është se për këtë vizitë akoma nuk janë të informuar as politikanët lokal.

Cila do të jetë agjenda e Hotit dhe delegacioni që do ta përcjell gjatë vizitës së tij në Bujanoc pritet të dihet ditëve në vazhdim./Spektri

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Serbi janë regjistruar 512 raste të reja me infeksion të coronavirusit, ndërsa ka humbur jetën një person.

Në 24 orët e fundit janë testuar 7.425 persona, ndërsa deri tani numri i përgjisthshëm i të testuarve është 1.2 milion njerëz.

Shkalla e vdekjeve nga coronavirusi në Serbi është2.1 përqind.

Si dita me më së shumti të prekur ishte regjistrua më 26 Korrik, ku ishin regjistruar 467 raste./Spektri

Komuna e Bujanocit po vazhdon promovimin e punëve të pushtetit të kaluar por edhe punët të cilët kanë filluar në muajt e fundit.

Duke qenë se gjindemi në periudhën e pandemisë dhe duke e marrë parasysh edhe situatën financiare të Komunës sonë mund të arsyetohen pezullimet ose shtyerja e shumë planeve të parapara me buxhet në fillim të vitit.

Pas shumë viteve, pushteti në Komunën e Bujanocit është krijuar nga shumica apsolute shqiptare, ndërsa të gjithë janë të vetëdijshëm se bashkimi i tyre është “i dhunshëm”, pasi ky bashkim erdhi pas presionit të popullsisë shqiptare dhe faktorit politik shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Se raporti në mes partive politike shqiptare është i ftoht, vërehet në bashkpunimin e tyre “në distancë” dhe dakordimin mes vete vetëm kur janë në publik dhe nën presion. Ndërsa në taboret brenda partive secila thurrë plane se si të mbrohet ose sulmoj partinë tjetër shqiptare.

Shumë shpesh kemi akuza dhe kundër akuza në mes partive politike edhe pse së bashku udhëheqin me Komunën.

Se sa “në zorë” janë partitë shqiptare e sidomos partia fituese e zgjedhjeve të fundit, vërehet gjatë takimeve që zhvillohen në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni. Pas takimit secila palë paraqitet në variante të ndryshme, madje edhe ndryshe me nikoqirin.

Ajo që më së shumti po bie në sy tek njerzit që po përcjellin këtë situat është se pushteti momental punët e nisura nga pushteti i kaluar i paraqet varësisht sipas dëshirës së tyre.

Thënë troç, kur duhet me pre shirita i paraqesin të arritura të tyre ndërsa kur duhet me pagu për ato shiritat e prerë akuzojn pushtetin e kaluar që kanë lënë borxhe.

Derisa brenda koalicionit punët po shtyhen me zorë, shumë njohës të qështjeve politike në Bujanoc shprehen se në momentin që Gent Cakaj do të largoj vëmendjen nga Lugina, menjëherë do të “plasë” në Bujanoc dhe do të shihet fotografia e vërtet e bashkpunimit të partive politike shqiptare. /Spektri

Numri i të prekurve me korona virus në gjithë ballkanin është duke u rritur nga dita në ditë.

Për këtë rast, ekipi në shtabin e krizave kundër Covid 19 sot do të mbaj mbledhje në të cilën do të diskutohet për situatën momentale epidemiologjike, si dhe mundësinë e forcimit të masave.

Siç raportojm mediat serbe transmeton Spektri, masat do të fokusohet më tepër në Beograd, ndërsa në nivel vendi shtabet lokale të krizave do të vlersojn se cilat masa i përshtaten situatës epidemiologjike në vendin e tyre.

Që nga rritja e numrit të të prekurëve në dy ditët e fundit shumë anëtarë të shtabit të krizave dje gjatë deklaratave publike kanë folur për mundsinë e forcimit të masave ose korigjimit të tyre.

Por cilat janë masat që mund të vendosen sot?

  1. Kufizimi i lëvizjes,
  2. Zvoglimi i orarit të punës për lokalet dhe shitoret,
  3. Grumbullimi i më pak se 30 personave,
  4. Mbyllja e kinemave dhe teatrove,
  5. Mbyllja e kufirit për disa shtete,
  6. Bartja e maskave edhe në ambient të hapur.

Reprezentacioni i Kosovës U21 në futboll sonte do të luaj kundër reprezentacionit të Austrisë në kuadër të kualifikimeve për EURO U21.

Për Kosovën sonte do të debutojë edhe Tërnocasi Alban Ajdini, raporton Spektri.

Ajdini i lindur në Zvicër nga prindërit shqiptarë nga Komuna e Bujanocit pritet që sonte të ndihmoj Kosovën për një rezultat pozitiv, pas dy fitoreve në fillim dhe 4 humbjeve rradhazi të pësuara në këto kualifikime.

Ajdini (21 vjeçar) si lojtar është rritur në akademinë e klubit të njohur Zvicran Servette, ndërsa nga sezoni i kaluar është pjesë e ekipit të parë me të cilët është duke garuar në Superligën Zvicërane./Spektri

Fundi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka dorëzuar sot edhe dy shtëpi të reja, në kuadër të projektit “100 shtëpi për Luginën e Preshevës”.

Fatlumët e sotëm ishin familja Demiri nga Bujanoci dhe familja Ajvazi nga fshati Rahovicë në Komunën e Bujanocit.

Në ndërtimin e shtëpisë së familjes Ajvazi kontribut të veçant kanë dhënë Fondi Humanitar “Rahovica”.

Për shtëpinë në Bujanoc kontribut të veçant kanë dhënë Komuna e Bujanocit dhe kompania “Bici”, ndërsa si donator kryesorë ka qenë Shkëlzen Shkodra nga Kosova.

Për më tepër ndiqni videon:

Prof.dr. Arbër Çeliku, profesori i njohur universitar i UT-së, që aktualisht po ligjëron në një nga universitetet prestigjioze amerikane ka bërë të qartë se për kë sonte do bëj tifo në përballjen Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Ja çka shkruan profesori kërçovar në një porosi të tij në rrjetet sociale:

Shtetësia është tjetër gjë, përkatësia kombëtare tjetër… Këto koncepte i ngatërrojnë vetëm ata, të cilët nuk dinë çka janë…

Unë jam shqiptar dhe e dua verberisht kombin tim. Gjaku nuk bëhet ujë, as ndjenjat nuk janë mall që shiten lirë në pazar.

Sot unë jam për Kosovën dhe uroj me zemër të korrë fitore në Shkup!

Ëndërr e kam që Kombëtaren e Kosovës ta shoh në Kamionatin Evropian. Kujtoj se edhe të parët tanë do të gëzohen në varr, sepse, sa ishin gjallë, nuk e përjetuan ëndrrën e tyre shekullore për një Kosovë të lirë dhe të pavarur…
Forca djema! Na bëni krenarë!

U caktua fillimisht për muajin Mars të këtij viti. Pandemia, ashtu si në jetë, ndryshoi gjërat edhe në futboll.

Nuk dihej koha kur do të zhvillohej, deri kur shtëpia numër një e futbollit evropian vendosi që “Play-Offi” i Ligës së Kombeve, të luhet në muajin Tetor.

Përkundër se kemi mungesa të shumta, ashtu siç ka thënë edhe Challandes, është detyra e tij të zgjedhë formacionin më të mirë me lojtarët që ka në dispozicion.

Te kampi “verdhë e kaltër” shprehen optimistë se do të korrin sukses, pasi besojnë se kjo është ndeshja e jetës, andaj edhe do ta japin maksimumin.

Kësisoj, s’na mbetet të gjë tjetër, vecçse t’u urojmë fat djelmoshave tanë, me shpresën se do të kenë fat në secilin hap që do ta bëjnë sonte.

Në 20:45, në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, gjysmëfinalja e dytë e divisionit D në Ligën e Kombeve, Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit në Ligën e Kombeve.

Ndonëse me mungesën e Muriqit, Rashicës, Kryeziut, Vocës e Bernard Berishë, Challandes do të mundohet që të fillojë më përbërjne më të mirë që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline.

Nga anat jetër pesë futbollistë shqiptarë do të jenë pjesë e Maqedonisë së Veriut për ndeshjen ndaj Kosovës.

Me Visar Musliun i cili luan në pozitën e mbrojtësit dhe me prejardhje është nga qyteti shqiptar, Gostivari. Në vitin 2018 ishte pjesë e FC Shkëndijës e aktualisht luan për ekipin hungarez, Ferhervar FC.

Futbollist tjetër shqiptar në radhët e Kombëtares maqedonase është edhe Ezgjan Alioski (Aliu), i cili luan në pozitën e sulmuesit dhe jeton në qytetin shqiptar, Prilep. Alioski ka luajtur për klubet si Leeds United e FC Lugano, ndërsa aktualisht luan te Leeds United në Angli.

Arjan Ademi është një tjetër futbollist me prejardhje shqiptare i cili u lind në Shibenik të Kroacisë. Ai luan në pozitën e mesfushorit, ekipi aktula i tij është Dinamo Zagrebi.

Enis Bardhi futbollisti shqiptar nga Shkupi, i cili luan në pozitën e mesfushorit te klubi i Levnates.

Edhe i fundit në listën e futbollistëve shqiptarë që paraqitet me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut është edhe Ferhan Hasani. Futbollisti shqiptar nga Tetova që luan në pozitën e mesfushorit te klubi nga Helsinku, Helsingin Jalkapalloklubi.

Kjo pesëshe e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut, mund të luajnë nesër nga minuta e parë ndaj Kosovës.