Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shënjestruar dhe hedhur akuza ndaj gazetarit Baton Haxhiu por edhe ndaj ministrit Gent Cakaj, të cilit Rama i delegoi ministrinë e Jashtme. Sipas Kurtit, Batoni ka lidhje me eksponentë të caktuar të Shërbimit Shtetëror të Serbisë por nga ana tjetër ka edhe ndikim të madh në Tiranë. Ai e quajti Batonin si ndërmjetësuesin e Beogradit në Tiranë.

Adi Krasta: Pozicioni i Ramës në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë?
Albin Kurti: Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit ndërmjetësues është Baton Haxhiu, i cili dikur ishte ndërmjetësues mes Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror Ivica Stanishiç. Ky person ka një fuqi edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë, e të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmë, por kur një enigmë zgjatet shumë bëhet mister. Ky person kaq i urryer në Kosvë të ketë ndikim kaq të madh në Kosovë, që të vinte puna që nëpërmjet Kosovës të kishte ndikim Beogradi në Tiranë, këtë kurrë se kisha menduar.

Adi Krasta: Ti nuk e ke përmenduar vendosjen e zotit Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, nuk të kam dëgjuar të merresh me të, pse jo?
Albin Kurti: Ne e kemi shpjeguar me një komunikatë qëndrimin mbi një ish-anëtarin e partisë sonë. Ai nuk është ministër as i Kosovës ai i Shqipërisë, as ministër i Edi Ramës. Ai është ministër i Baton Haxhiut. Problem nuk është Gent Cakaj, por Baton Haxhiu, për qeverisjen problem është Ivica Stanishiç pjesë e shërbimeve sekrete të Beogradit.

Atë që virusi i gripit e bën të rrezikshëm është që nuk është e nevojshme që dikush të teshtijë apo të kollitet në mënyrë që të mos e bart virusin te të tjerët, por që bartet edhe vetëm me frymëmarrje

Me siguri e dini që vaksina, larja e rregullt e duarve dhe shmangia nga personat e infektuar është mbrojtja më e mirë nga gripi, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të ndërmerrni edhe një hap për t’u mbrojtur, atëherë me siguri mendoni për bartjen e maskës kirurgjike për ta shmangur përhapjen e viruseve të cilat i keni ose të jeni të ekspozuar ndaj atyre të cilët kolegu juaj ka.

Bartja e maskës është bërë aq e popullarizuar sa që edhe ka marrë hashtagun e vet në Instagram. Mirëpo, a janë maskat efikase kur është fjala për gripin apo jo?

– Maska kirurgjike mund të ndihmojë në pengimin e përhapjes së viruseve. Gripi bartet nëpërmjet ajrit, andaj maska mekanikisht pengon përhapjen e gripit midis njerëzve, thotë mjeku Sherif Mosad.

Këto maska mund t’i blini në barnatore. Maska e zakonshme për një përdorim mund t’ju ndihmojë ta bëjë punën, ndërkaq një numër i madh i mjekëve rekomandon pikërisht maskat për një përdorim të cilat hidhen poshtë pas përdorimit.

Maska nuk është 100% mbrojtje nga gripi dhe nuk duhet të jetë zëvendësim për ndonjë metodë tjetër mbrojtjeje.

Nëse jeni me grip, gjëja e parë të cilën mund ta bëni është të pengoni përhapjen te personat e tjerë dhe të qëndroni në shtëpi.

Lani duart rregullisht në mënyrë që të shmangni kontaktin me virusin. Vaksina dhe mbulimi i gojës dhe hundës kur teshtini apo kolliteni janë gjithashtu masa preventive.

Bartja e maskës u rekomandohet pacientëve të cilët i janë të ekspozuar rrezikut më të madh nga sëmundja, siç janë fëmijët, pleqtë dhe personat me imunitet të dobët.

Përdorimi këshillohet si mbrojtje nga viruset kur gjendeni në vende publike ku ka mjaft njerëz përreth jush, derisa ata të cilët janë të sëmurë këshillohen që të bartin vazhdimisht maskën në mënyrë që të mos i infektojnë të tjerët.

Deklarata e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, se do të ketë luftë nëse ndodh ndarja e Mitrovicës, ka nxitur reagimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili njëherësh është edhe kryetar në dorëheqje i Mitrovicës së veriut.

Rakiq ka deklaruar se populli serb në Kosovë ka pranuar me shqetësim të madh deklaratat e fundit të kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, duke i cilësuar ato si kërcënim.

Siç raporton FoNet, Rakiq ka thënë se pret nga KFOR-i dhe EULEX-i, në përputhje me mandatet e tyre, të rrisin gatishmërinë dhe veprimin preventiv në mënyrë që të mos vijë deri te rrezikimi i paqes dhe sigurisë së qytetarëve.

“Kërcënimet e tilla të rrezikshme për paqen, në këtë kohë të tensioneve të larta, mund të rrënojnë në mënyrë të pakthyeshme stabilitetin e brishtë, të cilin ne si përfaqësues të popullit serb e kemi ndërtuar me përgjegjësi në kushte të vështira”, ka thënë Rakiq, përcjell Telegrafi.

“Ne kurrë nuk kemi kërcënuar askënd, por në qoftë se dikush prek shtëpitë tona në veri të Mitrovicës, do të marr përgjigjen e merituar”, ka thënë Rakiq.

Deklaratat për luftë Bahtiri i bëri sot në tubimin për të shënuar 19 vjetorin e masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri të Mitrovicës, kur humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë. /Telegrafi/Spektri

Një lexues deri në Pa Censurë ka denoncuar se një i ri nga Kumanova pasi kishte humbur një shumë të konsiderueshme parash dhe nga nervoza kishte arritur ti demolont disa aparate.

“Kjo është rezultat i asaj që na i kanë hapur në çdo skaj nga një kazino.

I riu kishte në plan ta demolonte të gjithë kazinon por e ndaloi turma e njerëzve” shkruan lexuesi i pranishëm në kazino. Pa Censurë

 

Klodiana Lala është një nga gazetaret, e cila po investigon shit-blerjen e votave, material ky i publikuar nga BIRN dhe Zëri i Amerikës.

Ajo ka zbuluar mbrëmje e sotme se po hetohet penalisht nga Prokuroria.

Në një intervistë për A-Show, ajo u shpreh se nuk e shqetëson kjo gje dhe nuk do të heqë dorë nga investigimi.

Më tej ajo a shtuar se Prokuroria duhet të hetojë mijëra dosje që flenë në zyra dhe jo t’i kërkojë llogari për burimin që nuk do ta nxjerrë kurrë.

Lala tha:

Prokuroria ka nisur një hetim penal por nuk më shqetëson fare kjo gjë. Hyj në atë kategori gazetarësh që kanë luftuar fort për të gjetur një dokument zyrtar jam e qartë në atë që kam shkruar prokuroria ka punën e saj por para se të hetojë gazetarët për burimet që e them me bindje të plotë nuk i nxjerr asnjëherë do të duhet të hetojnë ato dhjetëra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë.

  1. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer është shprehur se ata persona që fshehin identitetin do të humbasin leje qëndrimin dhe do të marrin masa të rënda ndërshkuese.

Planet për këto masa sipas ministrit gjerman janë duke u përgatitur.

Ndërsa gazeta gjermane “Die Welt” ka shkruar se kush u jep të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë ose nuk bashkë ndihmon në sigurimin e pasaportës, nuk do të marrë në të ardhmen më “duldung”, e shqipëruar do të thotë leja e përkohshme e qëndrimit.

Ky person që ka mashtruar autoritet gjermane do të pajiset vetëm me një leje që shënon, se ai është i detyruar të largohet nga Gjermania.

Mësohet se me anë të kësaj mase Gjermania synon që të largohen të gjithë azilkërkuesit që nuk janë pranuar.

Ana Brnabiq, e para e Kryeministrisë së Serbisë dhe partnerja e saj Milica Gjurxhiq, do të bëhen prindër shumë shpejt.

Kjo pasi, siç raportojnë mediat, Gjurxhiq ka mbetur shtatzënë përmes mbarësimit artificial para disa muajsh.

“Milica Gjurxhiq ka shkuar në pushim të shtatzënësisë në Qendrën Klinike të Serbisë, më saktësisht në Qendrën për radiologji dhe rezonancë magnetike, ku është edhe e punësuar”, raporton reviata Gloria.

Ndërkohë  kryeministrja serbe nuk ka pranuar të flas lidhur me këtë temë, duke thënë se ështê çështje private.

Ndryshe, me marrjen e detyrës, Brnabiq u bë kryeministrja e parë homoseksuale në Serbi.

Komuna e Bujanocit ka shpall konkurs për subvencionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Të drejt aplikimi kanë të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme që janë me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.
Konkursi i dedikohet bizneseve që kanë tendenca për rritje dhe punësime të reja për vitin 2019.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 04.02.2019, deri më 22.02.2019, ndërsa vlera e përgjithshme është 10 milionë dinarë.

Për ndarje të mjeteve për subvencionimin e projekteve të shoqërive ekonomike të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve të cilat kanë tendenca për rritje dhe punësime të reja në vitin 2019 në komunën e Bujanocit

Konkursi zbatohet nga Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në komunën e Bujanocit në shumën totale prej 10.000.000,00 dinarë, për veprimtaritë me seli në territorin e komunës së Bujanocit.

QuadrigaCX, një nga platformat më të rëndësishme kanadeze për të investuar në kriptovalut, ndodhet prej ditësh në një situatë të vështirë pas vdekjes së papritur të themeluesit të saj, 30-vjeçarin Gerarl Cotten, i cili vdiq nga sëmundja e Crohn në Indi, në 9 dhjetor.

Askush, as edhe bashkëshortja e tij, nuk e di paswordin për të hyrë në website dhe teorikisht kanë shkuar kot 150 milion dollarë: 26,500 bitcoin, 11mijë bitcoin cash SV, 35 mijë bitcoin Gold, 200 mijë Litecoin dhe 430 mijë Ethereum.

Ashtu siç raporton ‘Sole 24 ore’, themeluesi i QuadrigaCX kishte marrë një sërë masash mbrojtëse, mes të cilave edhe faktin që vetëm ai mund të kishte akses në kompjuterin e tij personal.

Pas akuzave, që ka shkaktuar vdekjen e bashkëshortit për të bërë një vjedhje milionere, vejusha ka dëshmuar përpara Gjykatës supreme të Scozicë.

Ajo ka thënë që nuk ka qenë fare në dijeni të punës së bërë nga bashkëshorti.
Eksperti i sigurisë i marrë nga gruaja e themeluesit të QuadrigaCX ka thënë që ka tentuar të thyejë disa nivele sigurie që i përkisnin burrit të saj, por ka arritur të marrë vetëm të dhënat në telefonat e tij dhe tek të tjera kompjutera të Cotten.
Problemi ndodhi për faktin që Bitcoin nuk është i trashëgueshëm, nga momenti që nuk ka një normë që rregullon kalimin e saj tek trashëgimtarët e mundshëm, nëse nuk njeh çelësin e hapjes së portofolit digjital, në këtë rast të personit të vdekur.

Si mund ta dini se cilat shtete i kanë femrat më të bukura në botë?

Përgjigjen për këtë pyetje e ka gjetur ‘Missosology.com’, të cilët i kanë analizuar sfilatat më të mëdha të modës të vitit 2018 dhe i kanë identifikuar shtetet që kanë fituar më shpesh.

Telegrafi më poshtë ju sjell listën me shtetet që duket se i kanë femrat më të bukura në botë.

10. SHBA

9. Kolumbia

8. Indonezia

7. Puerto Riko

6. Tajlanda

5. Vietnami

4. Afrika Jugore

3. Meksika

2. Filipinet

1. Venezuela