Të njohur për sistemin e drejtësisë për të njëjtat vepra penale janë shumë nga personat e arrestuar të premten në Karaçevë. Kjo është theksuar në kërkesën e Prokurorisë në Gjilan, drejtuar gjykatës për caktimin e masës se paraburgimit për 30 nga 35 të arrestuarit.

Kërkesa është aprovuar nga gjykatësi i procedurës paraprake. Një nga arsyet që ka përmendur prokurori për mbajtjen e tyre në paraburgim është edhe fakti që, sipas tij, disa nga anëtarët e këtij grupi janë të njohur për drejtësinë për kryerjen e veprave të tilla penale.

“Kemi karakteristikat personale të të pandehurve, pasi që të njëjtit kanë treguar vendosmëri në kryerjen e këtyre veprave penale pasi që me marrëveshje dhe përgatitje paraprake në mes vete në mënyrë të vazhdueshme kanë kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë, po edhe faktin se të njëjtit janë recidivistë të veprave penale të natyrës së njëjtë apo të ngjashme, gjë që vërtetohet edhe nga dosjet e tyre personale që ndodhen në shkresat e lëndës “, thuhet në kërkesën për masën e paraburgimit. Te informatat për kryerjen e veprimtarisë kriminale në këtë pjesë, sipas dokumentit, ka ardhur pasi janë bërë përgjimet telefonike.

“Transkriptet e përgjimit telefonik të të pandehurve: Driton Spahiu , Florian Sylejmani , Naim Kryeziu , Sead Dërmaku , Enis Keka , Agron Spahiu , Blend Spahiu , Albert Thaqi , Shefik Sadiku , Fadil Spahiu , Blerim Spahiu, Fatmir Spahiu, Vigan Spahiu dhe Albert Sadiku, raportet e aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit, videoincizimet nga këto masa, vërtetimet mbi sekuestrimin e sendeve, procesverbalet nga AUV, fotografi nga vendi i ngjarjes“, numërohen provat për këtë rast. 30 persona, 12 nga ta policë, po hetohen për vepra të ndryshme penale. “Baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së për caktimin e paraburgimit qëndron në peshën e veprave penale, po edhe të përfshirëve në këtë çështje penalo-juridike pasi që në rastin konkret kemi të përfshirë zyrtarë policor, të cilët në mënyrë direkte po edhe indirekte janë të involvuar në këto vepra penale, po edhe me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në zhvillimin dhe lulëzimin e fenomeneve negative, si kontrabanda, korrupsioni, lojërat e fatit, prostitucioni, përdorimi i substancave narkotike, dhuna fizike”, thuhet në kërkesën e prokurorit./koha

Qytetaret vazhdojne mos respektojne rregullat e distancimit social dhe kjo mund te jete nje faze inicimi perseri i zinxhirit te Covid-19. Ne fakt kohet e fundit po shikojme deri diku nje Inkrementim te aktivitetit por fatmiresisht kemi nje renie te aktivitetit Covid per vete faktin se Imuniteti i Qytetareve po arrin te pershtatet ne Covid-19 , pra e thene ndryshe organizmi yne po fiton imunitetin ndaj ketij Virusi te panjohur.

Respiratori është mjeti me të cilin pacientët e prekur nga Covid-19 kalojnë ditët e tyre të lodhshme, teksa vdekjen e kanë një hap larg. Inxhinieri i
pajisjeve mjekësore, Ermand Mertenika ndan keto momentet më të vështira të pacientëve dhe rruga që ndiqet deri në fazën e fundit që është intubimi invaziv.
Puna e tij fokusohet në instalimin, mirëmbajtjen, konfigurimet e pajisjeve mjekësore, si dhe në trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet, në varësi të profileve të ndryshme. Mertenika thotë se aktualisht se kapacitet spitalore e perballojne fluksin e pacienteteve . Në fjalën e tij, ai ndalet edhe në situatën që ndodhet brenda spitaleve Covid, të cilat tashmë quhen ‘zonë e kuqe’. Inxhinieri shpjegon procedurat që ndiqen nga momenti që pacienti shtrohet në spital dhe kur gjendja e tij agravon. Çfarë ndodh pas intubimit dhe si mund të mbijetosh edhe pas procesit të fundit.

Z. Mertenika si e komentoni situatën e krijuar nga virusi Covid-19 në vendin tonë?

Aktualisht Covid-19 është një virus i veçantë i cili në fakt në fillimet e tij ishte shumë agresiv, pasi filloi që të shkaktonte dëme të mëdha. Covidi tenton të prekë më tepër sistemin pulmonar, pra mushkëritë e pacienteve duke i shkaktuar këtyre të fundit patologji të cilët fillojnë me disa shenja të lehta duke i çuar me pas këto pacient në një gjendje të rëndë. Momentalisht, ky virus është akoma i panjohur për shkencën dhe bio-inxhinierinë.

Kontributi juaj është kyç në këtë betejë, ç’do të thotë të jesh inxhinier i pajisjeve mjekësore?

Unë jam IT dhe inxhinier Bio-Mjekësor (Biomedical Engineer) i trajnuar ne disa shtete te ndryshme për disa pajisje të ndryshme mjekësore, si në Radiologji të Përgjithshme; Radiologji Dentare; Pajisjet e Kardiologjisë, Spirometri (Pajisjet të diagnostikimit të mushkërive); Pajisje Dentare, Radio-Terapi dhe së fundmi në Pajisjet e Trajtimit Intensiv Ventilatorët e Reanimacionit/ Respiratorët). Të jesh inxhinier Bio-Mjekësor është përgjegjësi për shkak të profilit shumë. Profili i inxhinierit
Bio-Mjekësor ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e pajisjeve mjekësore të sektorëve të ndryshëm. Po ashtu përfshin dhe trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet dhe softuerert e këtyre pajisjeve.

Respiratorët janë ‘mushkëria’ e çdo pacienti që vuan nga virusi, sa cilësore janë këto aparatura dhe si sigurohen?

Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët janë pajisje mjekësore të cilët quhen Pulmone Artificiale (pra kryejnë ciklin spirometrik të frymë-shkëmbimit në mënyrë artificiale. Janë pajisje shumë të rëndësishme jetike për pacientin. Siç është Dializa e cila është një veshkë artificiale dhe respiratorët janëmushkëri artificiale. Qendrat e ndryshme spitalore, publike, private klinika të ndryshme, i blejnë pajisjet mjekësore atëherë kur ju duhen dhe kanë nevojë të mobilizohen për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët vuajnë nga patologji të ndryshme. Duke patur parasysh që teknologjia Bio-Inxhinierike dheElektronike avancon në mënyrë progresive, normalisht kemi të bëjmë me pajisje cilësore. Siç janë: Skanerat, Rezonancat Magnetike, Pajisjet e Kardiologjisë,
Radiologjisë, Radio-Terapisë, pajisjet e trajtimit intensive respiratorët etj.

Numrat po shtohen nga dita në ditë, a është në gjendje vendi ynë të përballojë fluksin me respiratorë?

Në fakt fillimi i pandemisë ishte një situate akute në trajtë globale, sigurisht dhe në Shqipëri pasi kemi të bëjmë me një virus aktualisht të panjohur. Për
aq kohë sa vaksina nuk është shfaqur akoma, mendoj që ne do bashkëjetojmë me këtë virus. Kapacitetet spitalore janë mjaftueshëm dhe e përballojnë
momentalisht situatën. Fatmirësisht duke patur një dekremetim të situatës shpresojmë që numri i të infektuarve të ulet. Për momentin kapaciteti i
ventilatorëve të reanimacionit/respiratorëve është i mjaftueshëm dhe normalisht një pjesë e tyre qëndrojnë edhe rezervë në raste shtimi të pacientëve nëgjendje emergjente shëndetësore.

Ne kemi parë pamje të transmetuara edhe më herët nga spitalet Covid, si është situata aty? Çfarë ndodhë në ‘zonën e kuqe’?

Spitalet Covid janë ato zona ku vijnë pacientë të cilët janë të infektuar me këtë virus. Në ‘zonën e kuqe’ ka pacientë të cilët kanë problem me gjendjen e
tyre shëndetësore simptoma te lehta, gjithashtu ka paciente të cilët janë në një gjendje pak me të vështirë dhe u duhet aplikim i respiratorëve me maskë
ventilimi ose me intubim. Kur Covid-19 merret nëpërmjet rrugëve respiratore, atëherë ky virus, pasi depërton në qelizën e shëndoshë në mushkëri, lëshon
materialin e tij gjenetik në ribozome dhe në nuk lind e qelizës së shëndoshë, duke e transformuar këtë qelizë në një fabrikë ose gjenerator të prodhimit të
këtyre viruseve, pra bën shumëzimin për një kohë të shkurtër të këtyre viruseve. Qeliza e shëndoshë në të cilën virusi ka depërtuar dhe e ka shumëzuar këtë
virus, pëson një metamorfozë gjenetike, pra modifikim gjenetik, duke prodhuar miliona viruse të tjera, derisa kjo qelizë e shëndoshë vdes. Këto viruse dalin
nga qeliza e vdekur prej së cilës u shumëzuan dhe infektojnë qeliza të tjera të shëndosha, në proces zinxhir.

Ky proces zinxhir ndodh te të gjithë pacientët?

Në qoftë se një person ka një sistem imunitar, e thënë ndryshe qeliza të mira imune, atëherë këto qeliza, pra “limfocitet, antitrupat dhe T-Cell, të cilat
janë qelizat imunitare, arrijnë të shkatërrojnë virusin Covd-19 dhe këta persona mund të jenë asimptomatikë ose me simptoma të lehta apo deri diku pak
problematike. Në rast të kundërt, kur personat kanë një sistem imunitar të dobët, atëherë virusi Covd-19 ka një shkallë masive shumëzimi, duke shkaktuar
sëmundje intersticiale pulmonare, pra bllokimin e njësive më të vogla të mushkërive, pikërisht aty ku transferohet oksigjeni në gjak, pra në alveola. Kur
alveola bllokohet, atëherë pacienti fillon të ketë vështirësi në frymëmarrje, pra kërkon oksigjen më shumë, sepse gjaku i tij nuk saturohet për shkak të
shumëzimit të këtyre viruseve në poret e alveolës. Kur shkalla e shumëzimit është ekstremisht e lartë, pacienti nuk është më i aftë të marrë frymë në mënyrë
natyrale, dhe në këtë moment atij duhet t’i presohet oksigjen në mënyrë artificiale, dhe pajisjet që i japin frymë në mënyrë artificiale janë respiratorët ,
pra mushkëri artificiale.

Ka gjasa që pacientët e intubuar të fitojnë betejën?

Sigurisht nëse gjendja shëndetësore e një pacienti është shumë emergjente, aplikohet respiratori me intubim (pra një tub endo-trakeal i cili vendoset në
trakene (fytin e pacientit) dhe dalja tjetër e tubit endo-trakeal lidhet me respiratorin. Ka pacientë të cilët nuk e kalojnë dot, si rezultat i sistemit të
tyre imunitar jo të mirë. Ose edhe për arsye se vuajnë nga patologji kronike të tjera adicional (shtesë). Ka dhe raste kur pacientët e intubuar si rezultat i
sistemin të mirë imunitar kalojnë në një fazë më të lehtë, siç është ventilimi më maskë oksigjenimi. Ka edhe raste më të mira akoma ku në fazën e
rehabilitimit kalon në heqjen e maskës dhe kthimin e tij në gjendje normale. Konkretisht Respiratoreve ) Do desha te me benit nje artikull pasi Qytetaret
vazhdojne mos respektojne rregullat e distancimit social dhe kjo mund te jete nje faze inicimi perseri i zinxhirit te Covid-19. Ne fakt kohet e fundit po
shikojme nje Inkrementim te aktivitetit.

Ermand Mertenika Inxhinieri i pajisjeve Mjekesore konkretisht Respiratoreve.

Shtatë persona të përkatësisë shqiptare janë prangosur sonte në mega-operacionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali dyshohet se operacioni në Karaçevë u kompromitua.

Duke u thirrur në burime të besushme, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte për mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Shteti gjerman ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Gjermania ka regjistruar mbi 1 mijë e 900 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1,916 në 267,773, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i të vdekurve u rrit me shtatë në 9,378, tregoi shifra./KosovaSotOnline

Tottenhami mbrëmë siguroi biletë për në raundin e tretë eliminator të Liga Europës, pasi mundi Llokomotiv Pllovdivin 2:1 në transfertë, teksa kundërshtar për fazën e radhës do ta ketë Shkëndijën e Tetovës e cila mbrëmë mundi 1:0 Botoshanin e Rumanisë, njofton Shenja. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë për kanalin zyrtar të ekipit ku ka folur edhe për ekipin e Shkëndijës.

“Nuk e di. Nuk kam ditur shumë edhe për Pllovdivin, mirëpo kur shorti na vuri përballë tyre, i kemi analizuar dhe menjëherë e kam ndjerë se kjo është nga ato ndeshje ose situata kur duhet të luhen dy ndeshje je më i relaksuar. Rezultati i ndeshjes së parë nuk ka rëndësi, sepse në ndeshjen e dytë mund të ndryshojë gjithçka. Një ndeshje me Pllovdivin ishte e rrezikshme dhe gjithashtu do të jetë e rrezikshme edhe në Maqedoni. Të jem i sinqertë unë nuk e njoh ekipin dhe nuk di asgjë për ekipin(Shkëndijën). Ne duhet të fillojmë të punojmë”, ka deklaruar Jose Mourinho për kanalin zyrtar të Tottenhamit”.

Ende nuk dihet se kush është duke dërguar dokumente në zyret qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të cilat po pretendohet se janë konfidenciale dhe të Dhomave Specializuara ne Hagë.

Identiteti i personit i cili më 7 dhe 16 shtator ka dërguar në këtë organizatë “me mijëra dosje me dëshmi dhe emra dëshmitarësh”, vazhdon të jetë anonim.

Institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë nuk konfirmojnë hetime për këtë rast. Policia e Kosovës tha se pyetja për këtë çështje duhet të adresohet ‘tek institucionet përkatëse’, e në Prokurorinë e Shtetit nuk përgjigjën. Koment për këtë çështje nuk dha as Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Në një konferencë për media të enjten në Prishtinë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së konfirmoi se në prani të avokatit Tomë Gashi, u ka dorëzuar hetuesve të Gjykatës Speciale ‘dosjet që kanë mbetur’ në zyret e kësaj organizate.

Avokati i OVL UÇK-së, Tomë Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë, se institucionet e vendit nuk kanë arsye të hetojnë sjelljen e këtyre dosjeve, pasi ‘rrjedhja e tyre ka ndodhur në Hagë’. Ai tha se në cilësinë e avokatit, ka përfaqësuar organizatën në dorëzimin e dosjeve.

“Ata me dokumentacion, identifikim të Gjykatës Speciale, i kanë marrë një pjesë të dokumenteve që kanë mbetur, për shkak se ditën e djeshme kur janë sjell këto dokumente, një pjesë e tyre ka mbetur aty dhe ka mundur të përdoret nga kushdo gjatë konferencës për media”, tha Gashi.

Përgjegjësi penale për ata që publikojnë dosjet
Të mërkurën, drejtues të OVL UÇK-së kishin thënë se nuk do të dorëzojnë dokumentet te hetuesit e Hagës pa praninë e Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës. Por, ata ndryshuan qëndrim pas këshillës së avokatit, duke u bazuar në faktin se Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar e përcakton si vepër penale, publikimin apo posedimin e dokumenteve të Gjykatës. Dënimi në këto raste është deri në dhjetë vjet burg.

Njëri nga gazetarët në Prishtinë, Zekirja Shabani, tregon se ka marrë një kopje nga dosjet e para të prezantuara në konferencën e OVL UÇK më 7 shtator, dhe më pas ka publikuar disa pjesë që në gjykimin e tij kanë qenë të publikueshme. Porse, më pas, media ku ai punon, është kontaktuar nga Dhomat e Specializuara dhe më pas ai është pajtuar që dosja të dorëzohet në tërësi, e cila, sipas Shabanit, kishte materiale të ndjeshme të Task Forcës Hetuese të udhëhequr nga Clint Williamson në vitet 2014-2015.

“Duke e ditur sensitivitetin e këtyre dokumenteve, vazhdojmë të besojmë që nuk është mirë që ato t’i ketë në dorë asnjë person. Ne kemi pranuar t’i dorëzojmë me procedurë standarde, ku hetuesit na kanë dëshmuar se janë nga Gjykata Speciale”, tha Shabani për Radion Evropa e Lirë.

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, fton gazetarët që t’i përmbahen etikës dhe të mos publikojnë dokumente që mund të rrezikojnë jetën e personave që janë të përfshirë në proceset gjyqësore.

“Këto dokumente kanë rënë në më shumë se një dorë, por fakti që nuk janë publikuar dëshmon se të gjithë e dinë përgjegjësinë penale që pason, nëse dokumente të tilla do të publikoheshin. Ajo që është me rëndësi është që këto procedura të Gjykatës të respektohen, nëse për asgjë tjetër, për shkak të drejtave që i gëzojnë personat e hetuar, personat e akuzuar dhe po ashtu që të mbrohen dëshmitarët të cilët janë pjesë e këtyre proceseve”, tha Kusari për Radion Evropa e Lirë.

Mbrojtja e dëshmitarëve, sfiduese për Specialen
Njohës të fushës së drejtësisë, ditë më parë për REL kanë shprehur shqetësimin e tyre se rasti me këto dosje, mund të frikësojnë dëshmitarët potencialë në proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati Tomë Gashi beson se interesi i këtyre veprimeve është që të diskreditohet puna e Gjykatës Speciale. Sipas tij, dokumentet janë sjellë tek OVL UÇK me besimin se kjo organizatë do t’i publikojë ato.

Ndërkohë, mediat në Kosovë raportuan edhe për dorëheqjen e prokurorit Kwai Hong Ip pas ‘rrjedhjes së dosjeve’, por zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennet, i tha Radios Evropa e Lirë se prokurori Hong Ip ishte dorëhequr më herët dhe se tani punon në një institucion tjetër.

“Pas pagesës prej 100 euro për të gjithë qytetarët e rritur, mundësisë që të shtyjnë kreditë, pagesat për pesë rrogat minimale, si dhe ndihma në ekonomi, më 21 shtator do të paguhen edhe dy rroga minimale për të gjithë ndërmarrjet e reja të hapura gjatë periudhës 15 mars deri më 20 korrik të këtij viti” ka deklaruar sot ministri i financave Sinisha Malli.

Ministri i fanancave ka theksuar se këtë muaj ose muajin e ardhshëm do të bëhet një rishikim i buxhetit republikan, ku edhe do të shihet se a po dilet nga kriza ngadal.

Malli ka paralajmëruar se do të ndihmohen edhe hotelierët e qyteteve, pasi për këtë sektor janë ndarë 1.4 miliard dinarë.

Nga ora 10:00 sot pritet te filloj seanca “maratonike” e Kuvendit Komunal në Komunën e Bujanocit në të cilën janë paraparë 65 pika të rendit të ditës.

Si pikat më interesante mund të llogariten pikat e para të rendit të ditës ku janë paraparë raporti i të hyrave dhe shpenzimeve gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2020 dhe rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

Gjithashtu si pika të rendit të ditës janë edhe shkarkimi i shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme dhe emërimi i anëtarëve të rinjë.

Duhet theksuar se për këtë seancë janë mbi 55 pika të rendit të ditës që i dedikohen shkarkimeve dhe emërimeve të anëtarëve nëpër komisione, këshilla drejtues dhe këshilla mbikqyrës të institucioneve komunale./Spektri

Rritja e kontrollës për qytetarët e Serbisë të cilët kthehen nga shtetet tjera do të thotë paraqitje në intstitucionet shëndetësore dhe obligohen që në qoft se kanë çfardo vështirësije të lajmrohen në ambulancat Covid në shtëpitë e shëndetit, ka thënë anëtari i shtabit të krizave, epidemiologu Predrag Kon.

Ai ka thënë se qytetarët e Serbisë të cilët kthehen nga pushimet munden normalisht të kthehen në punë, nën rrespektrimin e masave epidemiologjike – të i ikin kontakteve të afërta, ta mbajn distancën dhe të vendosin maskën.

“Duhet të kujdesen gjatë atyre 10 ditëve dhe ta kuptojn se munden me qenë në ndonjë simptom asimptomatike të infeksionit, sepse fakti është se, të themi në Malin e Zi aktiviteti i virusit është 20 herë më shumë se sa në Serbi dhe kjo nuk është pak”, ka thënë Kon, transmeton Spektri.

Epidemiologu Kon ka thnë se kontrolla nuk është menduar si diçka që të i pengoj njerzit, por që të ndihmohen të gjithë.

“Personi i cili kthehet nga jasht ka për obligim ndaj shtetit që të lajmrohet në sistemin shëndetësor që të tregoj se ka ardhur. Nëse ka vështirësi, atëherë nuk guxon që bëjë vlersim vetvetiu duke thënë se “nuk është asgjë” e cila ndodh shumë shpesh, pasi simptomat e lehta janë më rrezikshmët” ka thënë Kon.

Pas dhjetë ditëve, personat e njejt janë të obliguar që të çlajmrohen nga sistemi shëndetësorë ashtu siç janë paraqitur.

Lajmrimi në sistemin shëndetësoë nuk do të thot se qytetarët duhet fizikisht të shkojn në intsitucionin shëndetësorë, por me siguri do të bëhet përmes telefonit apo në mënyrë elektronike.

Në të gjitha shtetet e evropës, e veçanarisht në shtetet që kufizohet, aktiviteti i virusit është më i lart se sa në Serbi, për këtë arsyje edhe shtabi i krizave ka vendosur që të rrisë kontrollën e jo vetëm të apeloj.

Masat shtesë për të gjithë qytetarët që kthehen në Serbi nga shtetet e huaja do të hyjnë në fuqi këtë premten në ora 18:00. Ndërsa për të huajt që hyjn në Serbi, testi negativ është i detyrueshëm./Spektri

Pas 16 ditëve mësimore, nga 850 mijë nxënës në shkollat fillore dhe të mesme, me Covid 19 janë prekur 20 të rritur dhe 52 nxënës. Ky është rezultat i mirë, ka deklaruar ministri i arsimit Mlladen Sharçeviq.

Në shkollat fillore, sipas Sharçeviq janë të prekur 27 nxënës.

Ai ka theksuar se në shkollat e mesme janë të prekur 25 nxënës, me vërejtjen se në mesin e të prekurëve ka edhe mësimdhënës dhe një drejtor shkolle.

Ministri nuk ka përmendur ndonjë rast pozitiv të regjistruar në shkollat e rrethit të Pçinjës./Spektri