Bad News Eagles fitojnë me rikthim të jashtëzakonshëm ndaj ekipit gjerman BIG





Bad News Eagles e kanë arritur edhe fitoren e dytë në kuadër të turneut që po mbahet në Brazil.

Në ndeshjen e dytë, BNE ka triumfuar ndaj ekipit gjerman BIG, me rezultat 16-11, njofton Klankosova.tv.

Pjesa e parë u mbyll në të mirë të ekipit gjerman me rezultat 11-4, por pjesa e dytë ishte e tëra e ‘shqiponjave’, pasi me një rikthim të jashtëzakonshëm arritën që në fund të triumfojnë me rezultatin finale 16-11.

Kujtojmë, BNE-së tani i duhet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në fazën tjetër “Legends stage”.