Bebe Rexha: Më pëlqen të ha, çdo trup është i bukur

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Sacrifice”.

Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge të re, që për pak ditë ka mbledhur afro pesë milionë klikime në YouTube, ajo ka bërë një postim të ri në rrjete sociale që ka të bëjë me trupin e saj.

Duke qenë se komentohet shpesh e kritikohet për linjat e bujshme trupore, biondja bën me dije se çdo trup është i bukur.

“Sado që jam përpjekur të jem ylli i muzikës pop i dobët, si ato që jam rritur duke parë apo ato që shoh tani, nuk mund të duket se e bëj atë në një mënyrë që ndihet e natyrshme ose e shëndetshme. Më pëlqen të ha. Unë bëj ushtrime”.

“Unë pi ujë. Unë bëj më të mirën time. Unë ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse bëhet e vështirë ndonjëherë i tregoj trupit dashurinë time. Çdo trup është i bukur”, ka shkruar ajo.

Ylli shqiptar mes shumë gjërash më parë kishte kritikuar edhe stilistët e modës që refuzonin t’ia bënin fustanet për ngjarjet madhore të muzikës. /Telegrafi/