Begaj e fton Poloninë ta mbështesë Kosovën drejt NATO-s

Pas 2 dekadash, një president polak shkeli për herë të parë në presidencën shqiptare.

Nikoqir i Andrzej Duda është homologu i tij në Tiranë, Bajram Begaj, që e priti me një kërkesë që s’kishte të bënte me shtetin e tij.

Ky i kërkoi mysafirit ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt NATO-s. Rast për këtë përmendi Samitin e Vailniusit që do të mbahet në korrik, njofton Klan Kosova.

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria është pjesë e NATO-s, por sfidë ka anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti shqiptar iu gëzua deklaratës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që e quajti të turpshëm mosintegrimin e Ballkanit Evropian në Union. /Klankosova.tv