Belgjika së shpejti do të hap ambasadën në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka njoftuar se Mbretëria e Belgjikës së shpejti do të rrisë nivelin e përfaqësimit diplomatik në Kosovë. Zyra Diplomatike do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës.

Ai e ka quajtuar lajm të mrekullueshëm, ndërsa shtoi se ky hap do t’i thellojë edhe më tej raportet dypalëshe.

“Lajm i mrekullueshëm! Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë shumë shpejt do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Faleminderit Jeroen Cooreman që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive mes Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar ambasadori Bajrami.