Bie çmimi i naftës!

Ministria e Tregtisë në Serbi ka shpallur çmimet e reja më të larta me pakicë të karburanteve që do të vlejnë deri më 30 shtator në ora 15:00.

Çmimi i ri i naftës do të jetë pak më i ulët në shtatë ditët e ardhshme – 213 dinarë për litër, si dhe BMB 95 – 172 dinarë.
Me çmimet e sotit nafta do të jetë tre dinarë më e lirë dhe benzina dy dinarë më e lirë se shtatë ditët e kaluara.
Ministria përcakton çmimet në përputhje me Dekretin për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës dhe i publikon çdo të premte deri në orën 15:00.