Blero “thumbon” Afronën

Tash e sa muaj në mediat rozë u komentua këngëtari Blero, për ndarjen nga Afrona.

Por, përtej kësaj, duket se mes tyre nuk ka mbetur as një miqësi e mirë pas ndarjes, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi që ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, e shpesh herë dyshja nuk i kursejnë as edhe postimet thumbuese ndaj njëri-tjetrit.

E postimi i fundit i artistit nga fansat u morr si ‘thumb’ drejtuar ish-bashkëshortes.

Ai në InstaStory shpërndau një shprehje ku thotë se: “Të gjithë njerëzit sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”.