Blinken thotë se pati telefonatë të mirë me Kurtin, e produktive me Vuçiqin





Sekretari Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, telefonatën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar si të mirë, ndërkaq atë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si produktive.

Blinken këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.

Ai tha se me të dy diskutoi për rëndësinë e partneritetit dypalësh dhe se Kurtin e ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës, ndërkaq Vuçiqin e ka uruar për hapjen  e Ambasadës së re të Serbisë në ShBA.

“Telefonatë e mirë sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përpjekjet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. E falënderova edhe për mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Telefonatë produktive me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot. Ne diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Serbisë për integrimin evropian dhe paqen dhe stabilitetin rajonal. E urova edhe Serbinë për hapjen e Ambasadës së re Të Serbisë në ShBA”, ka shkruar Blinken në Twitter.