Broja: Babai më ka thënë “Nuk guxon ta lësh futbollin derisa ta çosh Shqipërinë në Botëror”





Ylli shqiptar në ngritje, Armando Broja, ka emocionuar me një shkrim rreth karrierës së tij, ku në mes tjerash tregon se si babai i tij ia ka bërë kusht që të mos ndaloj së luajturi futboll, derisa ta çon Shqipërinë në Kampionatin Botëror.

“Ai thotë: ‘Armando, nuk të lejohet të ndalosh së luajturi futboll derisa ta çosh Shqipërinë në një Botëror!’, ka shkruar Broja, transmeton Klankosova.tv.

“Sinqerisht sidoqoftë, në fakt më pëlqen presioni dhe më pëlqen ta kem atë si synim – pavarësisht se sa i madh apo i largët duket tani. Është gjithmonë në mendjen time”, është shprehur lojtari i Chelseas.

“Mund të luaja për Anglinë U21, por zgjodha vendin tim, zgjodha vendin e prindërve të mi. Kur luan për vendin tënd është gjëja më e madhe që ti ke. Ke një shtet të gjithë pas krahëve”.