Bujanoc: Hapet konkursi për Organizatat Joqeveritare





Komisioni për vlerësimin e projekteve dhe programeve të shoqatava qytetare të komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 08.03.2023 ka shpallur konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve vjetore për shoqatat qytetare me seli në territorin e komunës së Bujanocit.

Konkursi publik është në kuadër të shpërndarjen së mjeteve të dedikuara për “Grante për organizatat joqeveritare – shoqatat qytetare” nga Buxheti Komunal i aprovuar për vitin 2023.

Shuma e përgjithshme për këtë konkurs është 2.000.000 dinarë.
Për më tepër kliko në dokumentet zyrtare të publikuara nga Komuna e Bujanocit:

Konkurs Publik per OJQ 2023

Formulari per projekt propozimin 2023

Fleteparaqitje 2023