Shtabi për situatë të jashtëzakonshme në seancën e parë që është duke u mbajtur me udhëheqjen e re është duke e shqyrtuar situatën epidemiologjike në territorin e Komunës së Bujanocit.

Llella Jovanoviq, drejtoresha e shtëpisë së shëndetit gjatë raportimit të saj ka paralajmëruar se situata në Komunën e Bujanocit është alarmante dhe jemi në prag të shpalljes si vatër e coronavirusit në Serbi. Jovanoviq ka thënë se në Komunën tonë janë 122 raste të konfirmuara dhe 19 teste në pritje.

Pas diskutimeve dhe propozimeve të ndryshme të cilat shpesh kalon si diskutime të ashpëra, si mas fillestare parandaluese kundër Covid19 shtabi aprovoi vendimin e ri me të cilin i kufizohet puna kafiterive, restoraneve dhe lojërave të fatit, duke ja ndaluar punën pas orës 21:00.

Ndërkohë gjithashtu është apelur në ndihmë të policisë dhe të gjithë ispektorëve përgjgjës që të dënohe të gjitha ata që nuk i përmbahen masave të situatës së jashtëzakonshme e cila ishte shpallur javën e kaluar.

Masat e reja pritet të vlejn nga dita e nesërme pas thirrjes publike që do të publikohet edhe nga Administrata Komunale./Spektri

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>