Bujanoc: Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19

Gjatë muajit mars në Bujanoc janë testuar 2.820 persona, 2.533 të rritur dhe 287 fëmijë, ku 271 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton Spektri.

Gjatë ditës së djeshme, më 29.03.2021, janë testuar edhe 149 persona, 135 të rritur dhe 14 fëmijë, ndërsa pozitiv me coronavirus janë regjistruar edhe 9 raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 1.167 raste me Covid-19./Spektri