Bujanocasit i konfiskohen në kufi gjysëm toni këpucë!

Doganierët në hyrje të pikës kufitare Horgosht në bashkëpunim me policinë kanë zbuluar rreth 600 palë këpucë të padeklaruara në rimorkion e një kombi që ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Tentativa për kontrabandimin e kësaj sasie të patikave dhe këpucëve është zbuluar kur në hyrje të vendit për kontroll të rregullt ka mbërritur një “Fiat Ducato” me rimorkio me targa të Bujanocit, ka njoftuar drejtoria doganore.

Mirëpo, ajo që shoferi nga Bujanoci nuk ia ka treguar doganierëve është se përveç atyre të deklaruara, në rimorkio kishte edhe 16 çanta me këpucë të padeklaruara.

Nga kontrolli i detajuar i çantave të gjetura, u zbulua se në to ndodheshin këpucë të ndryshme të përdorura për meshkuj dhe femra./Spektri