Shkruan: Driton Rexhepi

Shqiptarët e komunës së Bujanocit gjenden para një sfide të jashtëzakonshme zgjedhore. Jo për nga karakteri i zgjedhjeve, por nga rrethanat në të cilat po zhvillohen këto zgjedhje.

Të qenit shqiptar në këtë rajon nënkupton ma shumë se kaq. Nënkupton diçka më shumë sesa të drejtat politike e qytetare, të cilat duhet të shtrihen tek e drejta për arsimim, për punësim e mbi gjitha e drejta për të jetuar me doket e zakonet – traditën që kemi.

Këtë fushatë për zgjedhjet e 21 qershorit që ky koncept i qytetarisë të angazhojë, përmes çdo individi, të gjithë shoqërinë në një përpjekje për prosperitet e progresivitet me një impakt real në jetën e njerëzve.

Pra në thelb është fuqi për të ndërtuar, bashkëpunuar, nxitur, një qasje në politik e qe është liria e secilit e garantuar prej lirisë së të gjithëve. Është e drejta e të gjithëve e garantuar nga detyrimi i secilit. Është njohja e meritës dhe barazia e mundësive. Është pasion, përkushtim, shërbim, është një rrugë refuzon nënshtrimin.

Programi 2020-2024 i Partisë për Veprim Demokratik është program i secilit për secilin. Është politikë e jetës dhe e njerëzve, në një periudhë kur njerëzit kanë humbur besimin e së mundshmes e kur jeta rëndom shfaqet e zhveshur nga vlerat njerëzore. Vetëm ky program është qendra e orbitës që përbashkon shqiptarët e disperzuar në 5 lista zgjedhore.

Ne duhet të ruajmë miqësinë me partnerët ndërkombëtar, por mbi gjitha duhet të forcojmë në një lidhje speciale komunën e Bujanocit me Republikën e Shqipërisë e në veçanti me Republikën Kosovës duke mundësuar një hapësire për të përmbushur obligimit kombëtare ndaj shqiptarëve të kësaj treve. Sepse përtej politikes është fati i përbashkët i shqiptarëve në Bujanoc. Është dinjiteti dhe liria e çdo shqiptari të kësaj komune. Është fryma për demokraci dhe barazi.

Andaj, në këto zgjedhje nuk jemi në një përpjekje për një shumicë të thjesht prej 21 ulëseve në asamblenë komunale nga 41. Jemi për shumë më shumë. Duhet të dëshmojmë shumicën mbizotëruese shqiptare për hire të procesit të dialogut Prishtinë – Beograd. Sepse edhe më tej Komuna e Bujanocit mbetet gardiani i fundit kundër tkurrjes së shqiptarisë.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>