Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi njëherit edhe bartësi i listës së përbashkët i partive politike shqiptare për në zgjedhjet parlamentare në Serbi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është certifikuar kjo list nga Komisioni Republikan Zgjedhor.

Sipas bartësit të listës ADSH – Lugina e Bashkuar do të mbaj numrin 16 në fletët e votimit.

Ky është njoftimi:

ADSH – Lugina e Bashkuar #16

Sapo u certifikua Lista e përbashkët e partive politike shqiptare për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 21 Qershorit.

ADSH – Lugina e Bashkuar do të mbaj numrin 16 në fletën e votimit.

Faleminderoj 4800 përkrahësit e PVD-së në veçanti, e 11730 përkrahësit e kësaj liste në përgjithësi, që me nënshkrimin e tyre përkrahen këtë Listë zgjedhore.

Ftoj të gjithë shqiptarët me drejtë vote të përkrahin listën e përbashkët dhe faleminderoj Republikën e Shqipërisë dhe Ministrin Cakaj për përkrahjen e parezervë të kësaj liste.

PVD do t’i prijë Listës e bashkë me të tjerët do t’i prijmë proceseve.

Bashkë

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>