Dita e djeshit filloi me konferencën e presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi se është për vendosjen e orës policore, më pas gjatë ditës u deklarua edhe ministri i shëndetësisë Zllatibor Lonçar i cili tha se nuk ka më vende të lira në spitale për të prekurit me coronavirus në Beograd, më pas në ora 15 u zbulua për opinion se 3.341 persona janë infektuar brenda 24 orëve, ndërsa 19 kanë vdekur.

Megjithatë edhe më tej nuk po dihet se cilat masa dhe kur do të vendosen ato edhe përkundër se mbledhja e shtabit të krizave ka përfunduar ditën e enjte në ora 13, heshtja vazhdon të mbizotëroj, raporton Spektri

Deri tani ka qenë praktikë që pas çdo mbledhje të shtabit, bëheshin publike vendimet, por dje nuk kishte njoftimi publik.

Vetëm mediat transmetuan një lajm ku epidemiologu Predrag Kon kishte deklaruar se “të gjithë në fushën mjekësisë, të bashkuar, besojmë se zbatimi, kontrolli i masave dhe futja e masave shtesë duhet të forcohet seriozisht “. Ai gjithashtu i kishte thënë se “ata na dëgjuan mirë, e dinë se çfarë po kërkonim”.

Javën e kaluar disa anëtarë të shtabit të krizave kishin deklaruar se duhet të mendohet për zvoglëlimin e orarit osë mbylljet e tërësishme të objekteve hotelierike. Megjithatë duket se një vendim i till nuk morri përkrahjen e nevojshme. Për këtë propozim ishte deklaruar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili kishte thënë se në dy raste ka lutur shtabin e krizave që mos të mbyllin objektet hotelierike, derisa dje deklaroi se ai ishte për variantin e orës policore.

“Kam qenë për orën policore me mbyllje prej 18:00 deri në 06:00, kjo është një gjysëm zgjidhje e cila më shumë e dëmton ekonominë por që nuk do të ketë dobi” deklaroi dje Vuçiq gjatë konferencës.

Në pyetjen se pse gjatë ditës së djeshme opinioni publik nuk ka arritur të kuptoj asgjë për masat e reja, epidemiologeja Ivana Prokiq ka thënë se edhe pse anëtarët e shtabit të krizave kanë dhënë propozimet e tyre, ato mund të mos vlejnë, pasi vendimin final do ta marrin politikanën dhe qeveria të cilët nuk janë ekspertë të kësaj fushe, por kanë fjalën e fundit.

“Situata është e qart, derisa pardje kishim më së shumti të prekur dhe situatë në shëndetësi ku kërkohet reagim urgjent, ata kishin planifikuar të shpërndajn “vërtetima” për legjitimitetin e shtabit të krizave, duke lënë anash shëndetin publik” ka thënë Prokiq, duke shtuar se shoqatat e qytetarëve “Të bashkuar kundër Covid” nuk do të dorëzohet ndaj kërkesave që të formohet një komision me ekspert e cila do të merrte relin në shtabin e krizave.

Ndryshe, kjo shoqatë e cila ka vlerësuar se situata epidemiologjike është e pa përshatshme dhe se niveli i rrezikut është në 4, dje ka propozuar që gjatë ditëve të punës të kufizohet orari i punës për lokalet, deri sa gjatë vikendit të mbyllen lokalet plotësisht./Spektri

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>