Cilat masa do të shtrëngohen dhe cila do të zbuten nga e hëna?

Mjekët e shtabit të krizave sot do të takohen për të vlerësuar rezultatet me Covid-19 gjatë ditëve të fundit.

Sipas paralajmërimeve, shtabi i përgjithshëm i krizave do të takohen nesër, ndeërsa deri atëherë kontaktin me mjekët do ta ketë vetëm kryeministrja Ana Bërnabiq, shkruan Spektri.tv.

Gjatë takimit të sotëm, mjekët pritet ta paraqesin edhe propozimin e tyre, duke i analizuar në aspektin shëndetësorë.

Mjekët kanë paralajmëruar se masat duhet të mbesin në fuqi edhe 7 ditë e ardhshëm, pasi sipas tyre, masat duhet të zgjasin dy javë për të parë efektin e tyre.

Masat që do të shqyrtohen

Mediat në Beograd kanë raportuar se anëtarët politik dhe ekonomik në shtabin e krizave do të kërkojnë që secilës veprimtari të i vendoset veçmas masat.

Ky grup vlerëson se dyert duhet të hapen për frizerët, zanatlinjët, kozmetikat, por edhe depot e materjalit ndërtimorë. Ata gjithshtu mendojn se nuk k arsyje të mbyllen sportelet për shitjen e ushqimit dhe kafesë.

Deri tani askush nuk mund të thot se cilat masa na presin ditëve në vijim. Por po qarkullojn dy modele të zbutjes së masave: të hapen të gjitha zanatlinjët me orar të shkurtuar ose masa speciale për secilën veprimtari.

Opcioni i shkurtimit të orari të punës

KUr flitet për shkurtimin e orarit të punës. mjekët do të pranonin që lokalet të jenë të hapura deri në mesditë, eventualisht deri në ora 14:00

Për kafiteritë dhe restoranet vendimi më i vështirë

Nëse vendoset për korigjimin e masave, sa i përket gastronomisë, mjekët e shtabit të krizave kanë vendim të qartë: në këto lokale më së shumti shpërndahet virusi.