Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka publikuar njoftimin për qytetarët rreth parandalimit të shpërndarjes së coronavirusit.

Ky është njoftimi:

Obligohen qytetarët se në hapësira të hapura të i rrespektojn masat mbrojtëse të distancës sociale prej dy metrave, së bashku me vendosjen e maskave.

Në hapësirat e mbyllura përveç mbajtjes së distancës dhe përdorimit të maskave mbrojtëse, në përputhje me udhëzimin e Institutit për Shëndetësi Publike për qëndrim në hapsirat e mbyllura:

  • Me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes së shkaktuar nga virusi Covid-19, personat juridikë, sipërmarrësit dhe individët që ofrojnë shërbime për qytetarët, janë të detyruar të ofrojnë shërbime të mbrojtura nga një maskë, masa dezinfektimi dhe t’i përmbahen udhëzimeve të Institutit të RS të Shëndetit Publik nga veprimtaria që ata kryejnë
  • Qytatarët nuk janë të detyruar më që në hapësirat e mbyllura të mbajn dorëza si mas mbrojtëse.
  • Në fuqi mbetet ndalesa për grumbullim në vendet publike në grupe më shumë se 50 persona.
  • Maskat do të jenë të obliguara në transportin publik dhe hapësirat e mbyllura si dhe në tarasat e restoranteve kur bashk janë më tepër se dy persona. Të gjithë ata që shkelin rregullat e këtyre masave, policia komunale do të shkruaj gjoba dhe do të dërgohet në gjykatën për kundërvajtja.
  • Gjobat e parashikuara për një person fizik i cili nuk vepron sipas masave të urdhëruara varion nga 20,000 deri në 150,000 dinarë (neni 77 i Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive). Gjobat për sipërmarrësit janë nga 50 deri në 500 mijë dinarë, ndërsa gjobat për një person përgjegjës në një institucion shëndetësor janë nga 30 në 150 mijë.


Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>