CS: GO, Bad News Eagles fiton ndeshjen e parë në “Rio Major”





Ekipi kosovar në videolojën CS:Go, Bad News Eagles ka filluar me fitore bindëse turneun e madh “Major” që po mbahet në Rio de Janeiro.

BNE-ja mposhti të hënën ekipin brazilian “00Nation” me rezultat 16:3.
Përballja u luajt në hartën “Vertigo”.
Për BNE-në është paraqitja e dytë në një Major. U paraqit më herët edhe në Atwerp këtë vit.

Fituesi i turneut merr 500 mijë dollarë.