Deputët shqiptar të zgjedhur në parlamentin e Serbisë, kanë realizuar një takim me Ministrin në detyrë për evropën dhe punët e jashtme, Gent Cakaj.

Përmes një njoftimi në Facebook ministri Cakaj ka përsëritur se mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë.

Ky ëshë njoftimi i publikuar nga Cakaj:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami 😊!

Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën 🇦🇱🤝

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>