Nga sot Dogana e Kosovës ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallra të konfiskuara.

Në kuadër të modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve, Dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online, ky sistem mundëson të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë qasje dhe njëkohësisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga institucioni.

Sistemi funksionon përmes web faqes së Doganës, ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike.

Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administrates tani sistemi i shitjeve online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganën e Kosovës në administratën e parë në vend që ka funksionon 100 për qind online dhe ju mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të shërbimeve të doganës në mënyrë elektronike. /Telegrafi/

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>