Mjeku Zvonimir Gjorgjeviq, specialist i mjekësisë interne, subspecialist i gastrologjisë, ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Nishit si pasoj e corona virusit.

Mjeku i njohur i cili shumë kohë ishte edhe në krye të spitalit të Vranjës ishte subspecialisti i parë në rajonin tonë.

“Doktor Zvonko” siç e njihnin të gjithë pas penzionimit vitin e kaluar, me paraqitjen e coronavirusit kishte hapur një ordinancë vullnetare në shtëpinë e tij ku kryente konsultime dhe kontrolle gratis për të gjithë pacientët e interesuar.

Në vitin 2007 kishte publikuar atlasin endoskopik “Endoskopia e segmentit proksimal të traktit gastrointestinal” e cila kishte arritur të depërtonte edhe në mjeksinë Evropiane pasi diçka të till nuk kishte pasur deri në atë kohë.

I ndjeri ishte i njohur edhe për popullatën shqiptare pasi në repartin e tij kishte shëruar mijëra pacientë.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>