Drejtori i Louis Vuitton ia zë vendin e dytë Elon Muskut në listën e njerëzve më të pasur në botë

Themeluesi i kompanive Tesla dhe Space X, Elon Musk, ka rënë në vendin e tretë në listën e revistës Forbes, sa i përket njerëzve më të pasur në botë.

Në vendin e parë vazhdon të jetë Jeff Bezos, themelues i kompanisë Amazon, me një pasuri neto prej 175 miliardë dollarë, kurse Bernard Arnault, drejtor i kompanisë së veshjeve luksoze Louis Vuitton është pozicionuar në vendin e dytë – duke ia zënë këtë pozitë Muskut që e mbante deri dje, transmeton Telegrafi.

Pasuria neto e Arnauld kap vlerën e 154 miliardë dollarëve. E Musk që ditë më parë humbi mbi gjashtë miliardë dollarë, besohet se ka një pasuri që vlerësohet se kap shumën e 150 miliardë dollarëve.

Në të katërtin të listës së Forbes është themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates – me pasuri prej 122 miliardë dollarë.