Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se ka kontaktuar me një person që kishte rezultuar pozitiv për coronavirus.

Ai shtoi se ndihej mirë dhe nuk kishte simptoma të sëmundjes, por që do të vet-izolohet.

“Unë u identifikova si kontakti i dikujt që doli pozitiv për COVID-19. Unë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë, por do të jem në vet-izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia, në përputhje me protokollet e OBSH-së”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.

Theksojmë 55-vjeçari në këtë post të lartë të shëndetësisë botërore ka ardhur në vitin 2017.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>