“Drita” – Arsimi dhe teatri në Luginë!

Emisioni “Drita” sjell dy tema të rëndësishme për shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë: arsimin dhe jetën teatrore.

Në pjesën e parë trajtojmë ndryshimet në numrin e nxënësve në shkollat e këtyre dy komunave, ku disa shënojnë rritje, ndërsa të tjera përballen me rënie të numrit të tyre.

Pjesa e dytë i kushtohet Teatrit Profesional të Preshevës, i cili ka nisur përgatitjet për festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare”, që do të mbahet në fund të vitit në Preshevë.