“Drita” – Bashkëpunim për zhvillimin e Luginës

Në Bujanoc u organizua konferenca ekonomike që mblodhi biznese nga vendi, rajoni dhe diaspora, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe promovimin e investimeve në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, të cilat renditen ndër komunat më të pazhvilluara të rajonit.

Ky ishte edicioni i dytë i konferencës, pas atij të mbajtur një vit më parë në Preshevë.

Emisioni “Drita” sjell takimet dhe diskutimet mbi mundësitë për zhvillimin ekonomik të këtyre dy komunave.