“Drita” – Festa e Flamurit dhe roli i mediave

Emisioni “Drita” sjell dy tema nga Bujanoci dhe Presheva: shënimin e Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe rolin e mediave lokale në marrëdhëniet ndëretnike.

Në pjesën e parë pasqyrojmë festimet e fundnëntorit, organizimi i të cilave, për herë të parë në këtë formë, u mor përsipër nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd, duke u kujdesur për respektimin e protokollit diplomatik dhe ligjeve në Serbi.

Pjesa e dytë trajton raportimin mediatik për shqiptarët dhe serbët.

Ndërsa raportimet e pasakta në mediat e Serbisë dhe rajonit shpesh nxisin tensione, mediat lokale në Bujanoc dhe Preshevë kanë dhënë ndër vite një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes komuniteteve, pavarësisht redaksive të tyre të vogla.