Emisioni i këtij muaji i kushtohet Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës dhe Valles “Bujanoci 2023”, i cili u mbajt për dy ditë me radhë në qytetin e Bujanocit, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës. Gjatë festivalit u prezantuan ansamble folklorike nga trevat shqiptare, duke sjellë para publikut pasurinë e këngës, valleve dhe traditës sonë kombëtare.