Në këtë emision do të ndiqni prezantimin e katër gatimeve tradicionale që përfaqësojnë komunitetet që jetojnë në Bujanoc dhe Preshevë – shqiptar, serb, rom dhe komunitetin e refugjatëve.
Po ashtu, pjesë e emisionit është edhe një reportazh nga një familje shqiptare, e cila na prezanton të gjithë procesin e përgatitjes së flisë, një prej gatimeve më tradicionale të kuzhinës shqiptare.