Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka njoftoi se statuja e kampionës së parë dhe të vetme olimpike Majlinda Kelmendi është duke ardhur në Kosovë.

Problemi është se ende nuk është ndarë lokacioni nga Komuna e Prishtinës se ku do të vendoset kjo statujë.

“Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë. Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e verës deri sot ka mbet pa përgjigje. E kemi menduar statujën të ngrihet në kryeqytet si kampionia e parë dhe e vetme olimpike por kot”, tha Kuka.

Ai shtoi se kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.

Kuka ka publikuar edhe emailin e pranuar drejtuesi i projektit për statujën, Jessie Schattner i cili kërkon të dijë adresën e saktë se ku duhet të dorëzojnë statujën. /indeks online

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>