Dy të vdekur në një aksident në afërsi të Vushtrrisë





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të rinj kanë vdekur në një vetaksident në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00.

“Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën transitore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.