Edhe 100 euro ndihmë! Ja kush duhet të aplikojë dhe kush do të i marrë paratë automatikisht

Ndihma e re shtetërore për të rinjtë në Serbi do të vijë së shpejti. Pas 100 eurove që morën në muajin shkurt, tani vjen edhe ndihma tjetër për të cilën aplikimi nuk ka filluar.

Nga e hëna e 16 majit do të nisë aplikimi për ndihmë shtetërore në shumën 100 euro. Të gjithë të rinjtë nga 16 deri në 29 vjeç do të mund të regjistrohen në portalin e Thesarit deri më 31 maj.

Të gjithë të rinjtë që kanë aplikuar tashmë për këtë ndihmë shtetërore në muajin shkurt, nuk do të duhet të aplikojnë më, por 100 eurot e tyre do të paguhen automatikisht. Procesi i aplikimit po rihapet për shkak të atyre që kanë mbushur ndërkohë 16 vjeç, ose për shkak të atyre që nuk e kanë ushtruar të drejtën e ndihmës shtetërore gjatë muajit shkurt dhe nuk kanë aplikuar, mund ta bëjnë tani./Spektri