Kryeministri Rama shqiptar, Edi Rama në fjalën e sotme në Samitin e liderëve të Këshillit Evropës, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje situatën e luftës në Kosovë duke e paralelizuar me atë në Ukrainë.
Rama tha se njësoj siç u bë shkak Rusia që të nënshkruante raportin për Hashim Thaçin, ashtu mund të kishte bërë edhe me Zelenskyn, por tashmë Rusia nuk është pjesë e Këshillit.
“Kërkoj ndjesë paraprakisht sepse më duhet të bëj një rrëfim jo të këndshëm. Si shqiptar është e pamundur për mua të shmang heqjen e paraleleve mes Ukrainës e Zelenskyt dhe Kosovës e Thaçit. Nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt UÇK-së nisi saktësisht në Këshillin e Evropës në ndikimin dashakeq të Federatës Ruse.
Presidenti i Kosovës gjykohet tashmë nga një gjykatë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike e mbështetur nga një raporti i 2011 të KE, I cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit. Akuza totalisht të pabazuara për trafikim organesh njerëzore u ngritën si pikënisje për njollosjen e Shqipërisë dhe Kosovës e kur pashë propagandën e Kremlini të flasin për organet njerëzore në Donbas mu duk sikur pashë Zelenskyn pas dhjetë vitesh gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur me të njëjtat akuza absurd.
Ndjesë për këtë çelje jo konvencionale por është tejet shkurajuese të dish që situata ku përfshihet ish-presidenti i Kosovës e pati zanafillën në Këshillin e Evropës dhe e ka për detyrë të tërheqë çdo vendim të gabuar. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq se të bëhej ky veprim i rëndë 12 vite më parë. Situata ka ndryshuar dhe Rusia nuk është më anëtare e këshillit por numri i rusëve që punojnë në KE është mbresëlënës. Shqipëria nuk ka pasur kurrë iluzione për natyrën e regjimit të Moskës.
Shqipëria është një vend shumë i bukur për të ndikuar por çdo gjë që kemi bërë e kemi bërë me dëshirën më të madh për Ukrainën. Faleminderit për atë çfarë bërë duke përfshirë Kosovën më së fundmi në këtë komunitet të madh. Nuk është Zelensky që duhet të na falenderojë por ne që duhet të falenderojmë Ukrainën për atë që po bën. Po nënshkruaj me shumë kënaqësi marrëveshjen për regjistrimin e dëmeve. Zoti e bekoftë Evropën dhe shpëtoftë Ukrainën”, tha Ranma.